Foto Ilustruese
Dy shqiptarë janë arrestuar në Korfuz me akuzën e trafikut të drogës,pasi u kapën me 46 kg marijuanë.
Mediat greke, raportojnë se fillimisht u arrestua shqiptari 37-vjecar e pastaj bashkëpunëtori i tij 49-vjeçar, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.
Sipas policisë, 49-vjeçari shqiptar banon pranë Korfuzit dhe dyshohet se do të priste drogën që do të dërgonin dy bashkëpunëtorët e tij.
Droga u gjet e ndarë në 45 pako, ndërkohë që një person i tretë ka mundur t’i shpëtojë policisë greke, pasi u largua me motorin e ujit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/