Keshilli i Rregullores dhe Mandateve shqyrtoi sot pasdite kërkesën e Partise Demokratike mbi mbarimin e mandatit te Rakip Sulit, deputet i PS.
Opozita ka siguruar të dhëna se deputeti Rakip Suli perfitoi fonde publike nga OSHEE, ne formen e qerase ne kundershtim me ligjin.
Sipas deputetit, kompania eshte e djalit te tij, Saimir Sulit. PD thote se perseri mbetemi ne shkelje te ligjit, i cili ndalon kontratat apo përfitimet me fondet publike edhe për familjarët e deputetit, fëmijët e tij madhorë deri në shkallën e dytë, siç është në këtë rast me djalin e zotit Suli.
Kërkesa është paraqitur në Komsion nga deputeti Arben Ruistani i cili ka bërë edhe argumentimin ligjor lidhur me heqjen e mandatit të Sulit.
Ndërkohë deputeti i opozitës, Eduard Halimi tha se edhe drejtuesit e PD kishin fëmijë kur ishin në pushtet por i ndanë paratë e shtetit me ta.
“Po mirë, ne nuk kemi fëmijë që t’u japim nga 2 mln euro tenderë?! Po ne nuk kemi të afërm që t’u jepnim ndonjë kontratë apo koncesion?!”, tha deputeti Halimi.
PD ka kerkuar mbarimin e mandatit edhe per deputetin Koço Kokëdhima dhe Valentina Leskaj, te cilet i akuzon se kane perfituar nga fondet publike me kompanite e tyre.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/