Motra e Alda Canës, Ornela Canaj ka folur nga SHBA, për emisionin “Dritare” të Rudina Xhungës në TV “Vizion”.
Aj ka rrëfyer se për vrasjen e motrës dhe të ëmës së saj, nga Marjan Rroku, ish-agjenti i SHIK-ut, ajo emigroi vetë drejt SHBA-ve, për të gjetur vrasësin.
Sipas saj, ajo bashkëpunoi me drejtësinë amerikane për prangosjen e Marjan Rrokut.
Midis të tjerave ajo ka akuzuar rëndë Rrokun se ka gënjyer dhe se ka qenë ai personi që i kërcënonte familjarisht.
“Ditën që mora vesh, nuk e di si ishte ajo ditë, se si kaloi. Sapo e mora vesh e dija se kush ishte ai. U ndjeva keq. Mendova se po ta kisha marrë Aldën më herët nuk do të kishte ndodhur ajo”, u shpreh Ornela Canaj gjatë intervistës me Rudina Xhungën.
Ajo tregon se si shkoi në SHBA për të gjetur vrasësin e së ëmës dhe të motrës së saj.
“Unë shkova në Amerikë sepse e dija që ai ishte atje. E dija që ai fshihej pas një kompanie amerikane dhe më mund të ishte atje. Ka disa arsye që ishte një dalje e tij. Kije parasysh që kjo nuk është hera e parë që shikoj veprime manipuluese të Marjan Rrokut. Në çdo vend ku kemi qenë ka dalë një histori e ndryshme. Kur dëgjova intervistën, dëgjova për pendimin e Marjanit. Nuk e besoj se ai është penduar. Nëse pendohesh, atëherë pse nuk dërgove një letër, por dole në televizion. Pashë që shumë njerëz shkruanin që ai duhej të kërkonte falje. Ishte një emision mediokër, që nuk është bazuar në fakte, por në pretendimet e një krimineli. Ardit Gjebrea e lakoi emrin tim”, tha midis të tjerave Ornela Canaj.
Më pas tregon se si Marjani përdorte emrin e Fatos Klosit dhe se si torturonte motrën e saj dhe ajo e gënjente.
“Sajimi ishte që Marjani dhe shokët e tij, me të cilët shoqëroheshim punonin për një kompani amerikane. Ne të gjithë ishim në shoqëri. Ditën e parë që mësova se çfarë kishte ndodhur, Marjani kishte kërcënuar motrën. Jetonim në konvikt. E gjeta motrën të shtrirë në krevat, të nxirë, të ënjtur. Alda ishte një fëmijë lozonjar. Një i dehur më tërhoqi, ishte me motor dhe më shtyu, më tha. Shkuam në polici dhe raportuam, por kur u kthyem nga policia, motra më tha: ‘Ai që ma bëri këtë mua, nuk është i panjohur’. Është Marjani, punon për SHIK-un, ka pistoletë dhe më tha, që po ju the njerëzve të familjes, do t’i vras të gjithë ata. E denoncuam me emër Marjanin, si punonjës i SHIK-ut. Ai vazhdoi mbas këtij denoncimi, u bë dhe më keq. Erdhën na kërkuan të tërhiqnim denoncimin. Nuk patëm përgjigje për letrën, por emri i Fatos Klosit dëgjohej nga Marjani. Gjithmonë thoshte se, ‘mua më mbron Fatos Klosi’. Por mbas gjithë denoncimeve dhe përpjekjeve nuk u mbajt përgjegjësi pas këtyre veprimeve. Motra ime u torturua”, tregon ajo.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/