Lushnjë, Ilir Beqaj pushon 35 persona nga puna, drejtori i spitali jep...

Lushnjë, Ilir Beqaj pushon 35 persona nga puna, drejtori i spitali jep dorëheqjen

347
0
Shares

Spitali i Lushnjes dhe drejtori i dorëhequr Ramazan Doko

Reforma në spitale ka prekur dhe Lushnjen, ku gjatë ditës së sotme janë larguar nga puna 35 punonjës. Ndërkohë pas urdhrit të Ministrit të Shëndetësisë për shkurtim të stafit, është dorëhequr Drejtori i spitalit Lushnje, Ramazan Doko, i cili ka shpjeguar se dorëheqja është e parevokueshme dhe për motive familjare.
Reforma që ka pasuar spitalet në të gjithë vendin, në Lushnje vjen njëkohësisht me dorëheqjen e Drejtorit të spitalit të Lushnjes, Ramazan Doko.
Ky i fundit  ka dhënë si arsye të dorëheqjes motive familjare, ndërsa konfirmon se do vijojë të jetë pjesë e spitalit të Lushnjes si mjek neurolog.
“Prej katër ditësh unë kam paraqitur dorëheqjen me shkrim pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Deri në momentin që po flasim unë nuk kam një përgjigje, gjithsesi unë kam bërë dorëheqje të parevokueshme për arsye personale dhe familjare. Dua të rri më shumë kohë me familjen dhe dua ti përkushtohem më shumë profesionit tim si mjek neurolog. Ka vetëm një arsye, unë jam i paaftë për ta bërë këtë detyrë.
Urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë kërkon largimin nga puna të 35 punonjësve, të cilët kanë deklaruar se do vijojnë protestat kundër vendimit”, u shpreh Doko.
“Prapë tani pa asnjë lloj kriteri ma sollën, ke mbush vjetërsinë e pensionit, vitet e punës. Asnjëra nga këto të dyja nuk qëndrojnë dhe më thonë do ikësh. Shkoj te drejtori thotë jo, d. m. Th.:, vazhdoni punë. Më duket nuk janë parë kriteret mirë, Drejtori të flasë hapur. Në rast se na bie për pjesë që tani dalim në derë. P or nuk jemi ne ato që duhet të hiqemi nga puna, kryefamiljare, nënë e dy fëmijëve, pa asnjë lloj diçkaje, ik nga dera”, shprehet një e larguar nga puna.
“Datën e fundit e kam sot me 29, na kanë mbajtur 3 muaj si për lëmoshë dhe këtë radhë na thonë: Ikni Urgjent. Janë hequr 23 sanitare dhe thanë që do të sjellin të tjerë për arsye partiake. Kjo është zero, tallen me ne. Po të kapësh listën kanë gjetur të gjithë ata pa mbështetje, gratë pa burra me fëmijë, të dalim ne. Unë atje ku e shikoj të arsyeshme atje votoj, nuk jam me teserë partie”, shprehet një tjetër e larguar nga puna.
“Sot është dhënë urdhri të hiqemi nga grafiku. Kryeinfermerja tha sot se më dhanë urdhër për t’iu hequr nga grafiku. Ne do të bashkohemi për ta ndjekur”, shprehet një tjetër e larguar.
Ndërkohë, ende nuk ka një emër si pasues të Ramazan Dokos, Drejtorit të dorëhequr të spitalit bashkiak të Lushnjes.

TV “Ora News”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY