GALLATA/ Shtron rrugën me shpenzimet e tij, bashkia e Tiranës e gjobit...

GALLATA/ Shtron rrugën me shpenzimet e tij, bashkia e Tiranës e gjobit për ndotje të hapësirës publike

119
0
Shares

Bën mirë dhe gjen keq. Kështu i ka ndodhur një pronari, i cili ka shtruar rrugën përballe lokalit të tij. Raporton “Jeta osh qef”.
Në foto duket qartë gjendja e mjerueshme në të cilën ka qenë kjo rrugë dhe gjendja e sotshme falë investimit të pronarit të lokalit, i cili në fund të fundit ka bërë një detyrë që i përket vetë Bashkisë. Jo falënderim që nuk mori, por u detyrua të paguajë edhe një gjobë prej 5.000 lekësh për ndotje të hapësirës publike, vijon më tej “Jeta osh qef”, ndërsa publikon edhe mesazhin denoncues të gjobitjes së  qytetarit.

Mesazhi denoncues

gj“Përshëndetje JOQ! Doja të kërkoja ndihmën tuaj për një dilemë që kam nga ky shteti jon i ndritur! Një pronar i një lokali te Astiri ka shtruar rrugën para lokalit të tij dhe para pallatit sepse ajo rrugë ka vite që ka qenë në gjendje katrastofike dhe nuk kishe nga të kaloje sepse të bëheshin këmbët gjithë baltë dhe gjithë ujë. Sidomos në ditë të tilla kur bie shumë shi. Por përveç investimit nga xhepi i tij për të shtruar rrugën ai ka marrë një gjobë nga bashkia për ndotje të mjedisit!!! Ndërkohë që bashkisë nuk po i intereson fare se në çfarë situate po i lë rrugët e Tiranes por edhe nëse dikush investon nga xhepi i tij për një rrugë duhet të gjobitet?! A është e drejtë kjo gjë? Shikoni dhe fotot si ka qen dhe si është bërë rruga!”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY