Florian Beqaraj
Një person i prezantuar si përmbarues privat, ka hyrë me arrogancë në ambientet e Ujësjellësit të Pogradecit, nën pretekstin e ekzekutimit të një vendimi gjykate.
Denoncimin e bënë kryebashkiaku i këtij qyteti Eduard Kapri, i cili bën të ditur se Florian Beqaraj u fut me arrogancë në ambientet e ujësjellësit dhe mori kompetenca që nuk i takojnë. Ndër të tjera Kryebashkiaku Eduard Kapri theksoi se Beqaraj bëri presion ndaj personelit dhe drejtorit të Ujësjellësit, ndërsa tha se ka bërë kallëzim penal ndaj përmbaruesit “për shpifje”.
“Florian Beqaraj mori kompetenca që nuk i takojnë dhe bëri presion ndaj personelit dhe drejtorit të ujësjellësit. Përfaqësoj qytetarinë, nuk kam ushtruar dhunë ndaj tij”, sqaroi kryebashkiaku i Pogradecit, Eduard Kapri.
Sipas Kaprit, lidhur me një konflikt gjyqësor të bashkisë me administratorin e Ujësjellësit, është një përmbarues tjetër i cili ndjek vendimin e gjykatës.
“Nuk e di çfarë lidhje ka Florian Beqaraj me ngjarjen. Përmbarues i kësaj çështje është Petrit Tabaku”, shtoi Kapri.
Eduard Kapri
Nga ana e tij, Florian Beqaraj ka bërë kallëzim ndaj kryebashkiakut të Pogradecit.
Pas këtij denoncimi, burime nga policia lokale bënë me dije se kanë filluar procedim ndaj kryebashkiakut të Pogradecit.
Në kallëzimin e tij përmbaruesi është shprehur se teksa ka shkuar për të zbatuar ekzekutimin e një vendimi gjyqësor, në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve Pogradec, është penguar për ekzekutimin e këtij vendimi, nga Eduard Kapri, si dhe pretendon se është goditur për shkak të detyrës, nga ky i fundit.
Nga ana e Policisë, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale, “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës” si edhe “Goditjet për shkak të detyrës”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/