FMN: Investimet e huaja, 92 milionë euro më pak në 2015 krahasuar...

FMN: Investimet e huaja, 92 milionë euro më pak në 2015 krahasuar me 2014

68
0
Shares

Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se investimet e huaja direkte në Shqipëri, vitin e kaluar kanë qenë më të ulëtat, që nga viti 2013.
Edhe pse Banka e Shqipërisë ende nuk i ka publikuar të dhënat për investimet e huaja direkte në Shqipëri në tremujorin e katërt të viti të kaluar, për të dalë kështu në një konkluzion të plotë për vitin që shkoi, FMN, në bazë të dhënave që disponon nga institucionet financiare në Shqipëri, pret që investimet e huaja direkte në vendin tonë vitin që kaloi të jenë afro 720 milionë euro, pra 92 milionë euro më pak se viti 2014 dhe afro 200 milionë lekë më pak se në viti 2013.
Për vitin 2016 dhe 2017 FMN ka pritshmëri me pozitive për investimet e huaja direkte në Shqipëri dhe rritjen ia dedikon projekteve të Gazsjellësit TAP dhe projektit të ndërtimit të hidrocentraleve në Devoll nga kompania norvegjeze “Statkraft”.
Nga të dhënat e bëra publike, zyrtarisht deri më tani nga Banka e Shqipërisë, për tremujorin e tretë 2015   investimet direkte në Shqipëri kanë ardhur më shumë nga sektori i Energjetikës dhe i Hidrokarbureve dhe më pak nga sektori Bankar dhe i Telekomunikacionit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY