Deputeti socialist Alfred Peza ka “goditur” sërish në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm, ku ishte i pranishëm si anëtar zëvendësues në mungesë të kuorumit, raporton “shqiptarja.com”. Ai erdhi në komision kur mbledhja kishte filluar, dhe gjeti aty gjashtë zonja deputete dhe kolegun Taulant Balla.
Kryetarja e Komisionit, Arta Dade i uroi mirëseardhjen, por kjo u shoqërua me batuta jo fort të zakonta për të tilla ambiente.
Dialogu Arta Dade – Alfred Peza
Arta Dade: Z. Peza, ju falënderoj për pjesëmarrjen. Bëtë shumë mirë që erdhët, që të rregulloni pak situatën. Shiko si ishim bërë këtu, vetëm femra. Z. Balla ishte i vetmi…
Alfred Peza: Besoj që biem të gjithë dakord që unë dhe kolegu Balla kemi kapacitetet për të përballuar dhe kompensuar situatën.
Arta Dade: Jooooo! Nuk besoj të jeni aq të fuqishëm!
Alfred Peza: Epo tani, me provë është kjo punë!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/