Një bombol gazi shpërtheu këtë mëngjes në një byrektore pranë shkollës “Partizani” në kryeqytet.
Nga shpërthimi nuk pati të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Zjarrfikëset bënë të mundur shuarjen e flakëve të përhapura, ndërsa nga shpërthimi janë thyer edhe xhamat e disa banesave pranë dyqanit të byrektores.
Inspektorë të Inspektoratit Shtetëror Teknik mbërritën në vendngjarje për të verifikuar kushtet e sigurisë në të cilat ishte vënë bombola, ndërsa edhe policia ka nisur hetimet për zbulimin e shkaqeve të shpërthimit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/