Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Qeveria rrëzon BE, shton edhe një taksë të re për lejen mjedisore

27/02/2016
Qeveria rrëzon BE, shton edhe një taksë të re për lejen mjedisore
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, denoncon, rikthimin në formë gjobe, të në taksë të re për biznesin, që lidhet me lejen mjedisore.
Sipas Malltezit, “Bashkimi Evropian ka shpenzuar përmbi 6 milion euro për përafrimin e legjislacionit mjedisor shqiptar me Direktivat e mjedisit të BE. Por korrupsioni i kësaj qeverie po bën që paratë e taksapaguesve europianë të shkojnë për shtimin e ryshfeteve të militantëve në kurriz të dyqaneve të vogla të lagjeve”.
Më tej, kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, shpjegon se si dhe kur u hoq ky “detyrim” dhe si rinisi instalimi i kësaj takse të re.


shtojca ligji lejeve mjedisore
Shtojca e ligjit për lejet mjedisore

“Përmes miliona eurove të taksapaguesve europianë u hartua Ligji Nr. 10448, datë 14. 07. 2011 ‘Për lejet e mjedisit’, me ekspertize të huaj sipas kërkesave të Direktivave të BE. Ky ligj i hartuar sipas kërkesave të BE përjashtoi nga detyrimi për leje mjedisore rreth 70 % të aktiviteteve ekonomike në vend. Përjashtimi nga detyrimi për të marrë leje mjedisore ulte kostot e biznesit, reduktonte kohën e licencimit dhe shmangte korrupsionin por nga ana tjetër, nuk dëmtonte as mjedisin.
Por qeveritaret e korrupsionit na hiqen si më të ditur dhe më të përkujdesur për mjedisin sesa evropianet, dhe për të mundësuar ryshfetin shkuan deri në ndryshimin e ligjit të hartuar nga BE!
Më datën 19. 06. 2014 Parlamenti kaloi Ligjin Nr. 60/2014 ‘Për një ndryshim në Ligjin nr. 10448, datë 14. 07. 2011, Për Lejet e Mjedisit’, dhe detyruan të pajisen me leje mjedisore pikërisht ato aktivitete që ishin hequr nga ekspertët e huaj dhe për të cilat nuk kërkohet leje mjedisore as në vendet e BE, të tilla si:
1.   Gatimi dhe tregtimi i produkteve ushqimore të gatshme dhe gjysmë të gatshme (fast food dhe byrektore)
2.   Furra të prodhimit të bukës
3.   Magazinimi frigoriferik i produkteve ushqimore të ambalazhuara
4.   Farmacitë dhe dentistet
5.   Ambulancat, spitalet ditore pa shtretër”, sqaroi Malltezi.
Për Malltezin kjo është një hajdutëri dhe që po përdoret për të gjobitur pronarët e bizneseve private.
“Kjo po bën që hajdutët e qeverisë të sulen nëpër dyqanet e lagjeve duke i kërcënuar me gjoba të mëdha për mungesën e lejes mjedisore. Të shantazhuar dyqanxhinjtë japin ryshfete që emisioni STOP tregoi, që shkojnë deri në 3000 euro për një leje mjedisore që ligji sipas standardeve të BE nuk i kërkon fare”, u shpreh Malltezi.


gjoba mjedisore per fast food
Gjoba mjedisore për Fast Food

Ai solli më tej, një shembull konkret të gjobitjes së një biznesi.
“Po paraqesim këtu një proces-verbal apo kërcënim gjobe të pardjeshëm për një fast-food me përmasa 3 x 3 metra (9m2), pranë gjimnazit Partizani në Tiranë, dhe që nuk ka asnjë nevojë për leje mjedisore dhe as nuk parashikohet sipas Direktivës së BE për lejet mjedisore. Kërcënohet dyqanxhiu me 5 milionë lekë nëse nuk ngjyen rrotën e korrupsionit”, u shpreh i kreu i Departamentit të Mjedisit në PD.
Duke e cilësuar dhe denoncuar këtë praktike, si një model zuzarësh, Jamarbër Malltezi premtoi se PD do e shuqizojë mejëherë sa të vij në pushtet.
“Ky është modeli që zuzarët e qeverise përdorin për të shantazhuar hallexhinjtë e këtij vendi dhe për të vjelë ryshfete nga të pamundurit e bukës së gojës.
Sipas standardeve të kësaj qeverie, një fast food ka nevoje për leje mjedisore ndërsa Betonizimi i Parkut të Liqenit për Lodrat dhe Bizneset e Erionit nuk paska nevoje për leje!!!
Partia Demokratike e denoncon fuqishëm këtë akt korruptiv që shkon deri në perversitete të ndryshimit të ligjit të hartuar nga Bashkimi Evropian.
PD kërkon shfuqizimin urgjent të këtyre amendimeve ligjore korruptive dhe zotohet që nesër në pushtet të heqë detyrimet e padrejta dhe tinëzare për biznesin”, përfundoi Jamarbër Malltezi, kreu i Departamentit të Mjedisit në PD.

jamarber malltezi_copy_3
Jamarbër Malltezi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra problemi nuk qenka pushteti, por reagimi ndaj tij!

26/01/2026
Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra problemi nuk qenka pushteti, por reagimi ndaj tij!

26/01/2026
Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.