Lushnje, arrestohet për korrupsion drejtori i OSHEE, policia e fsheh

Lushnje, arrestohet për korrupsion drejtori i OSHEE, policia e fsheh

432
0
Shares


Krenar Haxhiu

Drejtori i OSHEE në Lushnjë, Krenar Haxhiu është arrestuar nga Krimi Ekonomik i Fierit për korrupsion, por lajmi është mbajtur i fshehtë nga policia. Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i Degës së PD të Lushnjës, Myslim Murrizi, i cili shprehet se, mediat e “pavarura” nuk e japin se nuk i ka dhënë urdhër Rilindja.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Murrizi shkruan: “Arrestohet drejtori i OSHEE, Lushnjë Krenar Haxhiu nga Krimi Ekonomik i Fierit, por mediat ‘e pavarura’ nuk e japin se nuk i ka dhënë urdhër Rilindja. Kur arrestojnë hallexhinj e japin menjëherë sikur kanë zbuluar grup armiqësor të Partisë së Punës. Siç duket po përpiqen ta ndihmojnë deputetët me drejtësinë e ‘pavarur’”, shkruan kryetari i Degës së PD Lushnjë, Myslim Murrizi.
Policia nuk ka dhënë asnjë njoftim për akuzat e ngritura ndaj drejtorit të OSHEE Lushnjë që ka përfunduar në pranga. Ndërkohë, bëhet e ditur se arrestimi i tij është bërë me urdhër të Prokurorisë pas padisë së bërë nga disa qytetarë. Sipas burimeve jo zyrtare, kreu i OSHEE Lushnjë akuzohet për vjedhje të energjisë elektrike dhe për fatura aforfe ndaj klientëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY