Itali, shqiptari vret ish-gruan, ish-vjehrrën dhe më pas veten

Itali, shqiptari vret ish-gruan, ish-vjehrrën dhe më pas veten

57
0
Shares

Vendi ku ndodhi krimi

Një shqiptar ka vrarë ish-gruan dhe nënën e saj. Pas krimit 41-vjeçari Rino Begu i ka dhënë fund dhe jetës së tij. Viktimat janë Rosica Montana 31 vjeç dhe Maria Ascarov 51 vjeç. Ish-gruaja e viktimës ishte italiane dhe me origjinë nga Uzbekistani
Ngjarja ndodhi gjatë orëve të natës në zonën e Rovigos. Çifti kishte dy fëmijë, djalë e vajzë, 2 e 11-vjeç, dhe krimi ndodhi në sy të tyre.
Sipas medieve italiane, lidhur me shkaqet mësohet se ish-gruaja nuk pranonte divorcin e nuk e linte Begun të shihte fëmijët
Shqiptari ekzekutoi me pistoletë ish-gruan dhe ish-vjehrrën e tij. Ndërsa në momentin kur ndodhi krimi ishte dhe vëllai i viktimës, i cili njoftoi policinë  pas krimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY