Tregtarët e Tiranës janë grumbulluar para bashkisë së Tiranës sot, në protestën e tyre të radhës kundër rritjes së takave deri në dhjetëfishimin e tyre.
Ata kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë pa lëvizur para bashkisë, deri sa të marrin një përgjigje për uljen e taksave.
Ndërkohë, tregtarë të ndryshëm morën fjalën,ku nuk kursyen edhe batutat ndaj krye bashkiakut.
“Erionin e ka pjellë nëna ne na ka pjellë lopa. Në qoftë se Erioni e ka nënën e bukur dhe e krahason me lopën, hallall i qoftë. Nuk është ofendim por po më merr bukën e fëmijëve. Të ulë taksat, ti vërë gishtin kokës. Në do të rrimë këtu. Me këto taka më mirë po ia kaloj në emrin e tij lokalin”, u shpreh një pronar lokali.
“Erioni të ikë, nuk i mbajti premtimet. Shqiptarët nuk janë bankomatë. Ai është ushtar i Edi Ramës, shqiptarët nuk janë dele”, u shpreh një tjetër tregtarë protestues.
“Jam një emigrant i kthyer nga Greqia, por kam ngatërruar rrugën, në vend të vija në Shqipëria, apskam ardhur në Siri”, ironizoi një tjetër tregtar protestues.
Parullat që pasonin fjalimet e tregtarëve ishin “O Erion o hajdut”,”Na lini të punojmë, na lini të jetojmë”, “Ta heqim këtë plehra nga ky vend”, “Erioni prostitutë politike”, “O legen ul taksat”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/