Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

TABELA/ Profesionet e lira, tarifat e bashkisë e çojnë normën e taksave mbi fitimet në mbi 60 %

25/02/2016
TABELA/ Profesionet e lira, tarifat e bashkisë e çojnë normën e taksave mbi fitimet në mbi 60 %
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rritja e pagesës së kontributeve shoqërore dhe shëndetësore për profesionet e lira nga 1 janari dhe më pas taksat e reja të bashkisë së Tiranës e kanë shtuar ndjeshëm barrën fiskale për këtë kategori në kryeqytet, duke bërë që raporti i taksave në përqindje ndaj fitimit të kalojë 60 %.
Nga 1 janari, të vetëpunësuarit i paguajnë kontributet në bazë të pagave referencë të vendosura me vendim të Këshillit të Ministrave, që çoi automatikisht në trefishim të kontributeve nga 6500 lekë në muaj, në rreth 21 mijë lekë në muaj.
Por, pas kësaj rritje, të gjithë bizneset e tilla në Tiranë, duke nisur nga 1 janari i këtij viti, do të përballen edhe me një shtim të taksave vendore: të tabelës, reklamës së biznesit, pagesës së infrastrukturës arsimore, etj.
Armand Mala, Ekspert Kontabilist i Miratuar ka bërë një llogaritje se sa taksa duhet të paguajë një dentist, me një xhiro vjetore deri në 4 milion lekë dhe që ka një të punësuar.
Vetëm taksa bashkie, dentisti duhet të paguajë rreth 43 mijë lekë (taksë tabele, reklame, pastrimi, arsim). Më parë taksat e bashkisë ishin më pak se 5 mijë lekë në vit (pra janë rritur me rreth 38 mijë lekë). Sigurimet vjetore për punëdhënësin janë 251.7 mijë lekë, ose 171.5 mijë lekë më shumë se një vit më parë, kur llogariteshin në bazë të pagës minimale. Vetëm nga taksat e bashkisë dhe kontributet dentisi duhet të paguajë rreth 210 mijë lekë më shumë taksa në vit, shumë që është 8 herë më e lartë se taksa vjetore për biznesin prej 25 mijë lekë në muaj, që u hoq nga qeveria pak muaj më parë.
Duke llogaritur dhe tatimin mbi qiranë dhe sigurimin mbi të punësuarin tjetër, totali i taksave vjetore të dentistit arrin rreth 429 mijë lekë, apo 10.7 % e xhiros totale.
Nëse shtohen dhe shpenzimet për materiale (blerje furniturash ndihmesë për aktivitetin) dhe të tjera administrative (qiraja, paga mujore e punonjësit), shpenzimet në total të aktivitetit të dentistit arrijnë në 3.35 milionë lekë, duke i mundësuar dentistit një fitim prej 647 mijë lekësh. Sipas llogaritjeve, totali i taksave ndaj fitimit është 66.3 % (429 mijë lekë/647 mijë lekësh në vit ose 35,735/53,932 lekë në muaj).
Në tabelën e llogaritjeve janë injoruar shpenzimet e detyrueshme periodike të tjera të një klinike dentare (si pagesa për certifikatën e higjienës, pagesa me kontraktorin për largimin e mbetjeve, licencën, urdhrin e mjekut, etj).
“Ja se si është not Doing Business në Shqipëri”, pohon eksperti.
“Si mundet që shteti të marrë një page 35,735 lekë/muaj nga një individ që paga e tij ngelet vetëm 53,932 lekë/muaj?”, shtron pyetjen Mala, duke thënë edhe se një pjesë e këtyre profesionistëve do të detyrohen të mbyllin aktivitetin e tyre dhe të punësohen më mirë diku tjetër, element negativ ky për klimën e biznesit në vend.
Sipas tij, një dentist që realizon një xhiro vjetore 4 milionë lekë, dhe që në këndvështrimin e ligjvënësve dhe jo vetëm është njeri me të ardhura të mira, i aftë të mbajë goxha barrë takse përfundon me një fitim neto (ose page mujore për vete) pothuajse të barabartë me atë të ndihmësit të tij.
Edhe pa rritjet e fundit, Shqipëria sipas raportit Doing Business të Bankës Botëore ka nivelin të taksave në raport me fitimin në rajon, prej 36.5 %. 

tabela-ne-text

“Monitor”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra problemi nuk qenka pushteti, por reagimi ndaj tij!

26/01/2026
Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra problemi nuk qenka pushteti, por reagimi ndaj tij!

26/01/2026
Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.