Rikthimi i Armando Prengës në Parlament, reagojnë ashpër Berisha dhe Topalli

Rikthimi i Armando Prengës në Parlament, reagojnë ashpër Berisha dhe Topalli

63
0
Shares

Ish kryeministri Berisha ka reaguar ashpër për kthimine e Armando Prengës në Komisionin e Sigurisë, pak ditë pasi Gjykata e Lartë e liroi atë nga masa e sigurisë së “arrestit shtëpiak”. Ai ka thënë se parlamenti dhe qeveria e Rames është shndëruar në një organizatë kriminale, “sepse Edi Rama me gjykatesit e tij vrases sa vet vrasesi Prenga, e liruan ate dhe mbajten ne burg viktimiat e tij” , ka thënë Berisha.

“Kreu i meduzes Edi Rama kthen ne detyre vrasesin Prenga!

Te dashur miq, sot vrasesi i Edi Rames, Armando Prenga, njeriu qe qelloi me revole te fshehur nje qytetar, Cali, tek dera e shtepise se tij dhe tjetrin vellain e te parit brenda ne komisariat policie, njeriu per te cilin mediat italiane kane transmetuar nje emision te veçante si delinkuent, hajdut ordiner dhe trafikant, u kthye sot ne detyre triumfator ne parlament. Kjo sepse Edi Rama me gjykatesit e tij vrases sa vet vrasesi Prenga, e liruan ate dhe mbajten ne burg viktimiat e tij.

Qytetare, te gjithe ne kembe qe me revolucionin demokratik te shpetojme veten nga kthetrat e zeza te krimit, te permbysim me te gjitha mjetet paqesore te mosbindjes civile Edi Ramen, qe ka shnderruar qeverine dhe parlamentin e tij ne organizate kriminale! Sb”, shkruan Berisha.

Por nuk ka qënë i vetmi që ka reaguar për këtë cështje, pasi pak minuta më parë edhe ish kryeprlamentarja Jozefina Topalli e ka quajtur ulëritëse dhe denigruese që ndodh kjo gjë pas miratimit të ligjit për dekriminalizimin: “Eshtë për të uluritur!!! Dhe e gjitha kjo pas betejës që në Kuvend është bërë kundra njerrëzve me rekorde kriminale , pas votimit të ligjit për dekriminalizimin, pas vizites se Kerryt që kërkonte pikërisht zbatimin e këtij ligji”, është shprehur Topalli.

“Ne komisionin e sigurise pasi qelloi nga komisariati qytetaret e tij me arme!

Kthehet si deputet dhe fill e ne komisionin e sigurise , te atij komisioni parlamentar qe duhet te kerkoje llogaridhenie per sigurine e rendin ne vend!!!
Eshte per te uluritur!!! Dhe e gjitha kjo pas betejes qe ne Kuvend eshte bere kundra njerezve me rekorde kriminale , pas votimit te ligjit per dekriminalizimin, pas vizites se Kerryt qe kerkonte pikerisht zbatimin e ketij ligji.
Ministrja e Natos jepte llogari para tij.
Te tjeret i uruan mireardhjen!
O degradim! O turp!
Te keqen e kalit te Caligola-s

Heshtja ndaj nje poshterimi te tille na ben te gjithe bashkefajtor”, shrkuan Topalli .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY