Ndre Legisi zhgënjehet edhe nga Edi Rama… dhe shkon me dhi

Ndre Legisi zhgënjehet edhe nga Edi Rama… dhe shkon me dhi

104
0
Shares

Ndre Legisi në fermën e tij të dhive

Anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste, Ndre Legisi, zhgënjehet përsëri dhe si gjithmonë akuzon zhgënjyesin e radhës. Këtë ka bërë me Fatos Nanon kur u nda me Ilir Metën dhe themeluan LSI, këtë ka bërë edhe me Ilir Metën, kur u nda dhe u bashkua me Edi Ramën, në këmbim të posti të sekretarit të PS, për marrëdhëniet me aleatët. Këtë po bënë edhe tani, pas zhgënjimit nga Rama, lëshon një lum akuzash ndaj tij…, por si ka mbetur shumë për të zgjdhur se ku mund të shkojë pas kësaj, veçse me dhitë e tij, në fermën e tij në Kashar…
I harruar prej kohësh, Ndre Legisi “është bërë i gjallë” dje, kur mësohet se, këtë herë nga pozitat e themeluesit të PS (ka qenë edhe themeluesi i LSI), ka akuzuar kryeministrin, Edi Rama se po e interpreton statutin e partisë sipas interesave personale duke e kthyer atë në një paçavure. Jo vetëm kaq, por Legisi sqaron se ky ishte shkaku pse ai e hodhi firmën në kërkesën e një grupi socialistësh, që ju drejtua Komisionit të Garancive Statutore së bashku me deputetin Ben Blushi për të kërkuar respektimin e statutit dhe zhvillimin e zgjedhjeve për kryetarin e PS-së duke u shprehur ndër të tjera se vetëm 10 % e “Kushtetutës” së partisë po zbatohet.
Ai akuzon Ramën se ka zëvendësuar anëtarët e kryesisë së PS-së si të deleguar nëpër rrethe, me deputetë si Koço Kokëdhima, gjë që sipas tij nuk mund të bëhet. Legisi gjithashtu “thumbon” edhe kryetarin e Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruçi, për të cilin shprehet se “koha e ka treguar në të gjithë këtë periudhë që Ruçi më shumë se garant i statutit, ka qenë garant i kryetarit dhe ka ditur të transferojë stafetën nga një kryetar te tjetri, duke ruajtur pozicionin e vet”.
Anëtari i kryesisë së PS-së kundërshton edhe mënyrën sesi kryeministri, Edi Rama po qeveris vendin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY