SHËNIM/ Çfarë “prone publike” u shkatërrua sot, te parku kishte më shumë...

SHËNIM/ Çfarë “prone publike” u shkatërrua sot, te parku kishte më shumë policë se sa hunj…?!

65
0
Shares


Policët duke ruajtur “pronën publike”…, hunjtë e inventarit të bashkisë së Tiranës

Bashkia e Tiranës ka reaguar pas protestës së sotme të shoqërisë civile dhe qytetarëve të Tiranës, të zhvilluar te Kodrat e Liqenit, kundër projektit për ndërtimin e një parku lojërash.
Në një reagim për mediat, Bashkia e Tiranës e quan këtë protestë të një grupi “vandalësh” si dëmtim të “pronës publike”.
Por nga ajo që protestuesit gjetën sot te Parku i Liqenit, ishin shumë policë, pas të cilëve qëndronin në këmbë tek-tuk, si “pronë publike” vetëm disa hunj.
Po të besosh pretendimet e bashkisë, ajo që për atë është “pronë publike”, pra hunjtë, thjesht dhe vetëm u shkulën dhe protestuesit aty i lanë, përdhe, sigurisht në inventarin e bashkisë si “pronë publike”…
Pra nuk u dëmtuan…
Bashkia mund ti ngulë sërish dhe nesër të aktivizojë më shumë policë në tentativë për ti ruajtur ata hunj nga protesta e radhës e një “grupi të vogël”… në rritje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY