Qëlloi me gurë autobusin e kombëtares serbe, 4 muaj burg për Marsel...

Qëlloi me gurë autobusin e kombëtares serbe, 4 muaj burg për Marsel Qeleshin

379
0
Shares

Marsel Qeleshi, 18 vjecari që u arrestua katër muaj më parë për goditjen me gur të autobuzit ku ndodheshin futbollistët e kombëtares Serbe, është dënuar me 6 muaj burg.

I pandehuri Marsel Qeleshi është dënuar me 6 muaj burg dhe akuzohet për dy vepra penale, “veprimeve të dhunshme ndaj vendeve të punës dhe transportit të personave të mbrojtur ndërkombëtarisht” dhe “prishje të qetësisë publike”.

Edhe pse është dënuar me burg, 18-vjeçari që u gjykua në gjendje të lirë nuk do të shkojë asnjë ditë në qeli. Ai ka përfituar uljen e një të tretës së masës së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, por përfundimisht gjykata ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të tij me burg.

Qeleshi shënoi incidentin e vetëm teksa kombëtarja Serbe po udhëtonte nga aeroporti “Nënë Tereza” drejt hotelit “Sheraton”, ku do akomodohej.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY