Protesta te Liqeni, “i prish të dielën” Llallës, takim në orën 19.00...

Protesta te Liqeni, “i prish të dielën” Llallës, takim në orën 19.00 me përfaqësuesit e protestës

87
0
Shares

Protesta e sotme e shoqërisë civile, nuk i ka prishur vetëm kryebashkiakut të Tiranës rehatinë, por edhe Kryeprokurorit. Përfaqësuesit e shoqërisë civile, ambientalistët e protestës së sotme “e kanë nxjerrë në punë” edhe të dielën Adriatik Llallën.
Thirrja publike e tyre për hetim nga organi i akuzës të lejes së ndërtimit për këndin e lojërave te Parku i Liqenit, “është dëgjuar” nga Prokurori i Përgjithshëm. Jo vetëm kaq, por pritet që rreth orës 19.00 në Prokurorinë e Përgjithshme, Llalla të zhvillojë një takim me ambientalistët. Objekt bisede pritet të jetë kërkesa e shoqërisë civile për zbardhjen e aferës së dyshimtë të ndërtimit të Parku i Liqenit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY