Protestues të shoqërisë civile janë konfrontuar me policinë bashkiake tek kodrat e liqenit. Në një protestë masive kundwr parkut për fëmijët që do të ndërtohet në hapësirën e gjelbër tek Liqei Artificial. Protestuesit kanë shembur, kanë debatuar deri në përplasje fizike me policinë, duke i quajtur këto punime si të paligjshme. Ata kanë kërkuar që bashkia të tërhiqet nga ky projekt.
Pas përplasjeve me policinë janë shoqëruar ne komisariat disa protestues mes tyre dhe gra e vajza. Përfaqësues të shoqërisë civile kanë shkulur gardhin rrethues në zonën ku do të bëhet parku dhe me to në duar janë drejtuar drejt Bashkisë së Tiranës ku thonë se do të vijojnë protestën.
Qytetarët e Tiranës që protestuan ndaj ndërtimit të parkut të lojërave, kanë depozituar në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj për shkatërrim të pronës publike dhe shpërdorim detyre. Në kallëzim thuhet se ky projekt nuk mund të bëhet pa u bërë masterplani i Parkut të Liqenit Artificial dhe Plani i Përgjithshëm i Tiranës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/