Është arrestuar pas disa orësh aksion dhe negociatash nga ana e policisë Erion Hoxha 27 vjec, banues në Tomin të Dibrës, (i proçeduar dhe i dënuar disa herë për vjedhje). Pas negociatave për ta bindur të dorëzohet, policia ka bërë arrestimin në flagrancë të të riut që lëvizte me armë dhe kërcënoi policinë.
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi Erion Hoxha, lëviste me armë në automjetin e tij në aksin rrugor Kala e Dodës, Peshkopi, menjëherë shërbimet e policisë janë vënë në ndjekie të tij.
Shtetasi i lartpërmendur porsa ka parë që e ndiqte policia ka dalë nga rruga kryesore, ka dalë nga mjeti me armë në dorë dhe ka kanosur punonjësit e policisë duke thënë:
Për rreth një ore negociatash më autorin është bërë e mundur arrestimi në flagrancë dhe sekuestrimi i armës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: Një armë automatik model 56, 2 krëhëra me nga 30 fishek si dhe u bllokua automjeti tip Opel me targa AA 351 CN me të cilin lëvizte autori”,- bën me dije policia.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Kanosje serioze për vrasje” , “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Drejtim automjeti në mënyrë të pa rregullt”, parashikuar nga nenet 84 , 278/4 , 291 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/