Dhoma Kombëtare e Avokatisë, ka përshkallëzuar protestën e saj, duke paralajmëruar bojkotin për tre ditë të seancave gjyqësore, në datat 24, 25 dhe 26 shkurt.
Edhe më herët Dhoma Kombëtare e Avokatisë është shprehur kundër VKM-së, e cila përcakton mënyrat e llogaritjes së pagës për profesionet e lira, për efekt të kontributeve shoqërore e shëndetësore.
Rreth dy javë më parë avokatët vendosën dhe bojkotuan për një ditë të gjitha seancat gjyqësore.
Ata paralajmëruan në se bojkoti i dy javëve më parë do të ishte vetëm fillimi i protestës së tyre, në varësi të reagimit të Qeverisë, ndaj kërkesave të tyre.
Përballë indiferencës së qeverisë, Dhoma Kombëtare e Avokatisë, ka përshkallëzuar protestën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/