Universiteti, notë mesatare mbi 6, për mjekësinë mbi 9

Universiteti, notë mesatare mbi 6, për mjekësinë mbi 9

55
0
Shares

Për të hyrë në Universitet Publik apo Privat, maturantët duhet të kenë notën mesatare mbi 6.

Nëse ata nuk e plotësojnë këtë kriter, nuk mund te jene pjese e arsimit të lartë.

Edhe pse qeveria ende nuk ka marre një vendim per notën mesatare, për here te pare ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla deklaron ne emisionin “Kapital” në Vizion Plus, se 6 do te jete nota qe do te vendose kufirin per pranimet ne Universitete.

Por krahas pragut qe do te përcaktoje qeveria, me ligjin e ri, Universitetet kane te drejte te vendosin një mesatare tjetër me të lartë se nota 6 apo dhe kritere të tjera për përzgjedhjen e më të mirëve.

Mjekësia është një nga universitetet që do të kërkojë mesataren mbi 9 për maturantët qe synojnë Farmacinë, Stomatologjinë apo Mjekësinë.

Ndërkohë Ministria e Arsimit ka deklaruar se në fund të shkurtit në datën 29, do te nise procesi i akreditimit të shkollave të larta nga agjencia britanike.

Sa i përket tarifave që do të paguajnë të rinjtë për shkollimin në universitet, ato do të jenë më të larta se aktualisht.

Ende qeveria nuk ka përcaktuar se sa do te jete kufiri maksimal i tyre.

Ndërsa kuotat e pranimit do të përcaktohen nga shkollat e larta në varësi të kërkesave të maturantëve, por dhe sa i përmbushin kriteret për të qenë studentë, transmeton Vizion Pus.

Vendosja e notes mesatare pritet të rrisë cilësinë e të rinjve në Universitete, por shton dhe rrezikon mbylljen e shkollave të larta, kryesisht atyre në rrethe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY