Pogradec, kryebashkiaku denoncon, policia nis hetimet për punonjësin që kanosi drejtorin

Pogradec, kryebashkiaku denoncon, policia nis hetimet për punonjësin që kanosi drejtorin

302
0
Shares

Kryetari i Bashkisë së Pogradecit Eduart Kapri ka denoncuar ditën e sotme një shkelje në ndërmarrjen e Ujësjellësit. Nëpërmjet një komunikate për mediat, kryebashkiaku Kapri ka deklaruar se është konstatur dyfishim i personelti dhe shpenzim për paga për të në mënyrë të pajustifikueshme.Sipas Kaprit “administrator i kishte vendosur vetes një pagë prej 2.5 milionë lekësh të vjetra, aq sa paguahet kryeministri i vendit”.

Gjithashtu Kapri ka denoncuar një incidentit të shënuar mes një punonjësi në Ujësjellsit Meardi Berberi dhe drejtorit Marsel Isallari,, pasi ky i fundit e ka kërcënuar Drejtorin. Ai e ka denocuar kete akt dhe u ka bërë thirje institucioneve përkatëse që të veprojnë në lidhje më këtë ngjarje.

DEKLARATE E PLOTE

Siç jeni në dijeni, në datën 16.02.2016 u tentua në Këshillin Bashkiak të kalojnë disa vendime në mënyrë të paligjshme në lidhje me ndërmarrjen e Ujësjellësit në Pogradec. Por në fund u arrit zbatimi i ligjit dhe vendimi i Këshillit të Ministrave nr 63 i datës 27.01.2016, ku nga ana ime, në emër të Asamblesë së Përgjithshme u emëruan organet drejtuese si Këshilli i Administrimit dhe administrator i ndërmarrjes.

Me marrjen e detyrës nga organet e reja, u konstantua një rritje e pajustifikuar e personelit të kësaj ndërmarrje bashkë me pagat e tyre. Nga tetori i vitit 2015 e deri në shkurt 2015, numri i punonjësve shkoi nga 94 që ishte në 171 dhe shpenzimet për paga u rritën nga 32.5 milionë lekë në 75 milionë lekë. Administrator i kishte vendosur vetes një pagë prej 2.5 milionë lekësh të vjetra, aq sa paguahet kryeministri i vendit.

Nga konstatimi u pa se një pjesë e punonjësve nuk paraqiteshin fare në punë dhe të tjerë që nuk e justifikonin duke çuar në vendimin e Këshillit të Administrimit për shkurtimin e tyre dhe rishikimin e pagave deri në përgjysmim.

Nisur nga kjo vendimarrje, persona me prededentë penale si Meardi Berberi ( i njohur si Koro) i cili ishte me detyrën e përfaqësimit juridik i ndërmarrjes, ushtroi presion duke demonstruar edhe armë zvarri ndaj drejtorit të ndërmarrjes.

Në lidhje me këtë kanosje, nga ana e administratorit u bë kallëzimi penal në Polici. U bëj thirrje organeve përkatëse të veprojnë në lidhje me këtë ngjarje ku do të informohet edhe Presidenti i Republikës, Kryeprokuori dhe ambasadat e huaja.

Gjej rastin që ti bëj thirrje deputetit Taulant Balla që përpara se të akuzojë të informohet mirë për Pogradecin dhe të marrë informacionet e duhura për punësimet në ndërmarrjen e Ujësjellësit, ku mund të përmendim Ilir Berberin ( ose Lili siç njihet ndryshe) i cili nuk e njihte derën e ndërmarrjes.

POLICIA NIS PROCEDIMIN PENAL

Policia e Pogradecit ka nisur hetimet për një punonjës të ndërmarrjes së ujësjellësit pasi ka kanosur dhe kërcënuar drejtorin e sapoemëruar të këtij institucioni.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se Meard Berberi, 30 vjeç, ka kanosur drejtorin e sapoemëruar, Marsel Isallari, 28 vjeç. Shkak për këtë mendohet se ka qënë ndryshimi i pozicionit të punës për Berberin. Ndaj 30-vjeçarit ka nisur hetimet në gjendje të lirë për kanosje për shkak të detyrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY