Këshilltarët demokratë të Tiranës dhe degët e PD të kryeqytetit kanë bërë thirrje që të hënën në orën 10 të protestohet për të ndalur oligarkun e bashkisë, sic e qujanë ata Erion Velinë.
“Erion Veliaj, ky mashtrues i korruptuar që premtoi se nuk do rriste ccmimin e biletës së urbanit dhe 24 orë më vonë e rriti duke ju marrë qytetarëve 15 mijë euro në ditë më shumë; ky gënjeshtar që premtoi se nuk do rriste por do ulte taksat bashkiake dhe vetëm 4 muaj më pas i rriti ato deri në 10 herë; ky hajdut që gënjeu se nuk do prekej asnjë fije bari por dha me koncesion të jashtligjshëm Parkun Rinia e po ndërton pa leje në parkun e Liqenit duke shkatërruar mijëra metra katrorë gjelbërim, kjo vemje që falsifikoi firmën e inspektorit të bashkisë dhe tani po perpiqet të mbyllë hetimet e prokurorisë duke ofruar rryshfete marramendëse për te korruptuar prokuroret e ceshtjes, ky sharlatan që kunder ligjit vazhdon ndertimin pa leje ne mes te parkut, qe lejon ndertimet e Xhillarit ne kalane e Tiranes nderkohe qe qytetaret dergjen ne burg me dite per nje dritare apo nje riparim catie, ky oligark vendor i derguari i shefit te hajduteve ne Tirane, duhet ndalur me cdo mjet dhe me cdo cmim”, thuhet në thirrjen e PD-së.
Këshilltarët konsiderojnë se janë pallavra ato që thotë se është ndërtim për fëmijë në park. “Ne fakt po nderton nje kioske-lokal-restorant per mikun e tij. Tirana eshte qyteti i qytetareve dhe jo oborri i pasem i ordinerit te bashkise.
Qytetaret e Tiranës kanë ditur të rrezojnë diktatorë gjakatarë, kane hedhur ne toke sistemin me te eger komunist te gjithe lindjes. Te henen do tregojne se nje dordolec i korruptuar si Veliaj nuk mund te sundoje qytetin e tyre”.
Protesta do të nisë ne oren 10 para Bashkise dhe me pas drejt Parkut te Liqenit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/