Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i është bashkuar portestës së sotme të qindra banorëve të Kombinatit kundër bashkisë së Tiranës dhe Ujësjellësit që është në varësi të tij.
Qytetarët kanë protestuar kundër mbifaturimit duke bllokuar edhe rrugën kryesore të lagjes.
Vetë Tahiri ka postuar në Facebook një deklaratë përmes të cilës akuzon Bashkinë e Tiranës për abuzimin si dhe kërkon mundësisht edhe ndjekje penale për ata që e kanë kryer atë.
UKT ka faturuar disa herë më shumë se sa konsumi mijëra qytetarë dhe biznese në Tiranë, një gjë që s’mund të bëhej nga zyrtarët e vegjël të ujësjellësit.
“Proteste e drejte per nje abuzim qe do ndreqet menjehere. Faleminderit banoreve te kombinatit…
Mbifaturimi abuziv duhet te marre fund menjehere. E ne qofte abuzim i qellimshem, dikush duhet te mbaje pergjegjesi penale.
Fola me Kryetarin e Bashkise Tirane, dhe me premtoi anullimin e faturave abuzive dhe zgjidhjen e problemit nje here e mire.
Proteste e drejte, per nje kauz te drejte, qe do zgjidhet shume shpejt”, shkruan Tahiri.
Problemi mund të trajtohej edhe para protestës, edhe pa dalë në protestë vetë ministri i Brendshëm.
Prej kohësh mes Kryetarit Veliaj dhe ministrit Tahiri ka rivalitet brenda PS gjë që bie shpesh në sy edhe të gazetarëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/