DOKUMENTI/ Androkli Kokthi lihet në burg, dosja e plotë e drejtorit

DOKUMENTI/ Androkli Kokthi lihet në burg, dosja e plotë e drejtorit

225
0
Shares

drejtori urdheri i prokurrise

Androkli Kokthi u arrestua dy ditë më parë si i dyshuar për veprën penale të ”Shpërdorimit të detyrës”, në vijim të një hetimi të nisur në Janar 2016, në bazë të referimit të Policisë së Shtetit.

Në muajin Mars 2015, nga ana e inspektorëve të Kontrollit Tatimor Tiranë, është konstatuar se një subjektin ”L…B…” gjendej një sasi malli pa faturë, në vlerë totale prej rreth 4 milionë lekë (të reja). Bazuar në procedurat ligjore, malli i konstatuar pa faturë është konfiskuar nga Drejtoria e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Malli i konfiskuar është dërguar për ruajtje në magazinat e Rezervave të Shtetit.

Disa kohës pas konfiskimit të mallit, nëpërmjet një shkrese, Drejtori Rajonal i Tatimeve Tiranë urdhëron lirimin nga konfiskimi të mallit dhe kthimin e tij subjektit privat që i ishte gjetur malli pa faturë.

Por, ky veprim është tërësisht në kundërshtim me ligjin, pasi malli i konfiskuar nuk mund të rikthehet, por vetëm mund të blihet nga subjektit, të cilit i është gjetur pa faturë. Po ashtu, në bazë të procedurave administrative dhe atyre tatimore, një urdhër administrativ i nxjerrë nga një organ më i lartë, nuk mund të shfuqizohet nga një organ më i ulët. Në rastin konkret, Drejtori Rajonal ka shfuqizuar urdhrin e konfiskimit të institucionit epror, që është Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

drejtorin urdh fq1

drejtori vendimi fq2

drejtori vendimi

Ne faksimile urdheri i plote per ndalimin e Drejtorit te Tatimeve te Tiranes, Androkli Kokthi leshuar nga prokurorja Elsa Miha

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY