Qeveria nuk ka thënë asnjë fjalë deri tani për rrëzimin e shtatores së diktatorit Enver Hoxha dhe shefi i opozitës, Lulzim Basha e lidhë këtë heshtje me adhurimin që kanë ata për hoxhizmin.
“Si është e mundur, në cilin vend ndodh që qeveria të heshtë për një ngjarje kaq të madhe, kaq të rëndësishme, për historinë dhe qytetarët e vendit, heshtja e qeverisë dhe shefi Rama e turpshme, provokuese, e dënueshëm, ogurzezë, heshtje që flet shumë për raportin me trashëgiminë hoxhiste, nuk u bën zemra, nuk lartësojnë trimërinë e shqiptarëve, ata duan popull që trembet e struket. Ata promovojnë nënshtrimin, investojnë shuma për trushplarje që të fshehin dështimet dhe abuzimet e tyre”, tha kryetari i PD.
Duke folur në ceremoniën e përkujtimit të 25 vjetorit të rrëzimit të shatores në qendër të Tiranës ai tha se rrëzimi i Hoxhës është ngjarja që i foli më shumë se cdo ngjarje tjetër botës për Shqipërinë dhe popullit tonë për historinë tonë gjysmë shekullore . Ai theksoi se atë ditë nuk ra një shtatore bronzi por një model i së keqes.
“Demokracia është e papajtueshme, alergjike dhe e pashartueshme me cdo element të diktaturës dhe me simbolet e saj, ky është mësim i vyer që udhëton në kohë nga një brez në tjetrin. Në këtë 25 vjetor, 20 shkurti ndan sërish dy modele, dy botë, dy rrugë për të ardhmen e vendit, ne që shikojmë e mësojmë nga modeli i demokracive perëndimore dhe kundërshtarët tanë kanë në mendje adhurimin për modelin e diktatorit”, tha Basha.
Në ditën e përkujtimit të rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, në ceremoninë e organizuar nga Partia Demokratike, dëshmitarët të ngjarjeve kanë ndarë me të pranishmit kujtimet e asaj dite.
Një ndër protoganistët kryesore të asaj dite, aktorja e njohur Rajmonda Bulku tha se shumë artistë ato ditë dhanë kontributin e tyre.
“Të gjithë mendonim se kush ishte ky Azem Hajdari që na mbushi mendjen ti shkojmë pranë, pastaj erdhi greva e studentëve, që na u duk një nga gjërat më sublime, nuk donin të hiqnin emrin e Enver Hoxhës nga universiteti, si nuk vinte ajo grua me vrap e ta hiqte emrin e burrit të saj, apo ish presidenti i kohës, që i kishin duart me gjak e nuk mund ta bënin”- tha ajo
Në fund ajo kishte edhe një porosi për Lulzim Bashën
“Ky është një kontribut që ne e vlerësojmë edhe sot, kjo stafetë është tani te ju zoti Basha, vazhdoni me guxim e mendje të hapur, se ju jeni ai brez që duhet ta çoni këtë vend përpara si e meritojmë dhe si e dëshiruam të gjithë në këto 20 e ca vjet”, tha ajo, duke iu drejtuar Bashës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/