Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi i cili ishte sot në qytetin e Korçës ku zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët për debatin më të fundit në PS për zgjedhjet brenda partisë mori një pyetje provokuese nga një qytetar i Korçës. Qytetari “provokues”, ishte Ilir Vrenozi, korçari, personazhi i bërë i njohur për video-mesazhet e tij në “Facebook”.
Ilir Vrenozi i drejtoi Blushit pyetjen nëse është ai “vegël” e Edi Ramës për të mbajtur të pakënaqurit me Partinë Socialiste po brenda partisë.
Komenti i Blushit ishte se kjo është një pyetje “mekanikësh”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/