Bashkia e Tiranës i ka shumëfishuar taksat dhe tarifat ndaj biznesit, kryesisht për tabelat dhe zënien e hapësirave publike, por vendimi i këshillimi Bashkiak i datës 30 dhjetor nuk është bërë transparent dhe nuk ndodhet i publikuar në pjesën e dukshme të webit të Bashkisë. Këto vendime kanë acaruar bizneset dhe për me tepër rrezikojnë vijueshmërinë e tyre pasi vetëm për taksën e tabelës një biznes në zonën e Tiranës së re pohon se i duhet të paguajë për tabelën taksë rreth 200 mijë lekë të reja siç thotë ai në vit. “Heqja e taksës së biznesit të vogël nuk asgjë para supertaksave që po na vë Bashkia. Veç taksave fatura e ujit këtë muaj erdhi 80 për qind më shumë se sa shënon matësi” thotë Armandi, administrator i një njësie shërbimesh në Zonën e Stadiumit Dinamo shkruan Monitor.
Taksa e tabelës mbi 2 metër katror shkon 45 mijë lekë, ndërsa për tabelat elektronike kjo taksë shkon 90 000 lekë metër në vit. Më parë tabela elektronike tatohej njësoj nga sipërfaqja më tabelat e tjerr. Rritja të madhe kanë pësuar taksat e tabelës edhe për bizneset që janë ish komunat që i janë bashkuara Tiranës. Një metër katror tabelë do të tatohet me 3 1.500 lekë/m2/vit dhe tabelat elektronike do të kushtojë 63.000 lekë/m2/vit.
Mirëpo krahas ta taksave tradicionale këtë vit bashkia e Tiranës ka vendosur taksën për Arsimin. Çdo qytetar do të paguajë në 1800 lekë në vit ndërsa bizneset sipas llojit të aktivitetit do të paguajnë 4000 deri 3700 mijë lekë në vit. Kjo taksë sipas këshillit bashkiak do të jetë e përkohshme për një periudhë 7 vjeçare.
Ja taksat e reja të banesave
Baza e taksë mbi ndëfiesat ishtë sipërfaqia e ndërtimit në metër katror e ndërtesës ose e pjesës së saj, mbi dhe nën nivelin e tokës dhe per çdo kat. Sipërfaqja në pronësi të
taksapaguesit (individ, person fizik apo juridik, vendas apo të huaj) përcaktohet sipas dokumentave e vërtetojnë këtë pronësi. Nëse ndërtesa nuk ka dokumentacionin e pronësisë, për efekt të përllogaritjes së detyrimit njihen të vlefshme edhe dokumentet si më poshtë: Vendimet e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit te Pronave; Vendimet e privatizimit; Kontratat e lidhura midis palëve sipas dispozitave të Kodit Civil ne R.Sh janë të vlefshme per perllogaritjen e detyrimit të pronarit për Taksën e Ndërtesës. Dokumentat e tjera të lëshuara nga organet përkatese shtetërore ne përputhje me legjislacionin përkatës.
Në rastin e mungesës së dokumentacionit të pronësisë, sipërfaqja Ilogaritet sipas Vendimit te Komisionit të Vlerësimit të Pasurive të Paluajtshme (KVPP). KVPP dhe detyrat e funksionet e tij përcaktohen me Vendim të Kryetarit të Bashkisë në zbatim të ligiit 9632/2006, i ndryshuar.
Detyrimi është vjetor. Nëse pasuria e taksueshme krijohet, tjetërsohet ose zhduket brenda kesaj periudhe, detyrimi i taksapaguesit Ilogaritet proporcionalisht vetem për periudhën e së drejtës së pronësisë.
Aparatamentet e banimit do ti nenshtrohen takses mbi ndertesat ne kategorine
“Ndërtesa banimi”
Ndertesat per biznes do ti nenshtrohen takses mbi ndertesat ne nekategorine ‘Ndertesa te tjera per tregti dhe shërbime.
Menyra e pageses
Detyrimi Për taksën mbi ndërtesën ështe vjetor. Për kategorinë “I” Ndërtesa banimi dhe kategoria “III” Për pronësi më shumë se një banese, detyrimi paguhet ne 12 këste te barabarta, per çdo muaj perkatësisht nga çdo familje. Ky detyrim do të evidentohet ne faturën e konsumit të ujit. Likuidimi i kësaj pagese do te kryhet njekohesisht me pagesën e konsumit të ujit.
Për kategoritë II dhe IV detyrimi paguhet me 2 këste: Kësti i parë paguhet brenda datës 20 Prill Kësti i dytë brenda datës 30 Qershor. Afati i pagesës Për detyrimet e lindura pas datës 30 Qershor është 30 ditë pas lindjes së detyrimit.
Lehtësira dhe përjashtime:
Përjashtohen nga taksa mbi ndërtesën:
a) pronat e shtetit dhe të njësive te qeverisjes vendore, që përdoren per qëllime jofitimprurëse;
b) ndërtesat e banimit, që shfrytëzohen nga qiramarrësi me qera të paliberalizuara;
c) ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare;
d) pasuritë në pronësi te shtetit, te kaluara me vendim të Këshillit të Ministrave, nen administrimin e shoqërive publike shtetërore.
“Agjent tatimor Për vjeljen e taksës mbi ndërtesat Për kategorinë I “Ndërtesa Banimi”, kategorine III “Ndertesa më shumë se një banesë” dhe kategorinë IV “Ndërtesa në pronësi apo në përdorim, në territore të miratuara si fshatra turistike”, kur përdoren Për qëllim
banimi, është Ujësjellës-KanaIizime Sh.A, ndërsa Për të gjithë subjektet e (jera (shtetërore dhe private) strukturë e ngarkuar është Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore.
TAKSA MBI TOKEN BUJQESORE
Baza e taksës mbi tokën bujqësore është sipërfaqja e tokës bujqësore, ne hektar, në pronësi te taksapaguesit. Sipërfaqja e tokës në pronësi përcaktohet sipas dokumentave që e vërtetojne
pronësin.
Niveli i taksës caktohet ne lekë per hektar. Detyrimi i taksës Ilogaritet si shumezim i nivelit te taksës me bazën e tatueshme.
Për efekt të detyrimit për pagimin e taksave te taksapaguesit, njihen dokumentet e vërtetimit të pronësise, sipas regjistrit te zyrave te regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Në rast mungese te dokumentacionit ligjor verifikimi bëhet nga komisioni i verifikimit te pasurive te
paluajtshme i ngritur per këtë qëllim.
Niveli i taksës sipas kategorive është si vijon:
Lehtësira dhe përiashtime:
Përjashtohen nga taksa tokat bujqësore, që mbillen me kultura drufrutore dhe vreshtari
Pär pesë vitet e para nga gasti i mbjelljes.
Aplikohet -30% e taksës per tokat bujqësore mbi te gjitha sipërfaqet e përdorura për qëllime bujqësore.
“Struktura e ngarkuar për vjeljen e taksës mbi tokën bujqësore është Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë së Tiranës në bashkëpunim me “Njësinë Administrative”. Tä ardhurat kalojnë 100% për Bashkinë e Tiranës dhe hashkëpunimi me Njësitë Administrative rregullohet me rregullore të vecantë.
TAKSA MBI TRUALLIN
Baza e taksës mbi truallin eshtë sipërfaqia e truallit, ne m2, në pronësi apo perdorim te taksapaguesit.
Niveli i taksës caktohet næ lekë per meter katror ne vit. Detyrimi i taksës Ilogaritet si shumëzim i nivelit te taksës me bazën e tatueshme. Nivelet treguese të takses, për Gdo
kategori minimale të bazës se takses, jepen næ tabelën e mëposhtme.
Sipërfaqja e truallit næ pronësi percaktohet sipas dokumenteve që e vertetojnë atë. Në rast te mungesës si dokumentacionit te pronësise, perdoruesi i truallit ben nje vetdeklarim te sipërfaqes se truallit næ përdorim.
Niveli i takses se taksës se truallit (jo hapësirë publike), është si vijon:
TATIMI ITHJESHTUAR MBI FITIMIN PËR BIZNESIN E VOGËL
Sipas përcaktimeve në ligiin nr.9632, datë 30.10.2006 për “Sistemin e taksave vendore” (i ndryshuar), ędo biznes, i cili realizon giatë vitit një qarkullim më të vogël ose të barabartë me 8,000,000 (tetë milionë) lekë, i nënshtrohet detyrimit të pagesës së tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël.
Niveli i tatimit për subjektet e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin me qarkullim vjetor nga 0 deri në
5 milionë lekë, është 0 (zero) lekë.
Shkalla tatimore e aplikueshme mbi fitimin e tatueshëm, për subjektet e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël, me qarkullim nga 5 deri në 8 milionë lekë, është 5 për qind
mbi fitimin e tatueshëm.
Struktura e ngarkuar për vjeljen e taksës vendore mbi biznesin e vogël është Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
TAKSA E FJETJES NE HOTEL
Baza e taksës së fjetjes në hotel, është ęmimi i fietjes, sipas rastit, për dhomë ose për person, për një natë. Janë subjekt i taksës të gjithë hotelet, motelet, stabilimentet turistikë, pensionet, shtëpitë e pritjes, turizëm familjar dhe ędo objekt tjetër që përdoret për këtë ushtrim
veprimtarie.
Niveli i taksës sipas kategorive, është si vijon:
Bashkia Tiranë, Njësia Administrative Tiranë, Kashar, Dajt, Farka
Subjekte hoteleri me 4-5 yje
Subjekte hotele, bujtine, fjetinë, motel, dhe ędo njësi tjetër akomoduese.
Për të gjitha Njësitë Administrative të tjera në Bashkinë e Tiranës aplikohet niveli 140 leke per cdo fjetje.
Struktura e ngarkuar për vjeljen e taksës se fjetjes ne hotel është Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë së Tiranës në bashkëpunim me Njësitë
Administrative. Të ardhurat kalojnë 100% për Bashkinë e Tiranës dhe bashkëpunimi me Njësitë Administrative rregullohet me rregullore të vegantë.
TAKSA E NDIKIMIT NË INFRASTRUKTURË NGA NDËRTIMET E REJA
Baza e taksës është vlera ne lekë e investimit te ri qe kërkohet te kryhet ose vlera në lekë e gmimit të shitjes per meter katror te investimit te ri. Klasifikimi si investim i ri përcaktohet në
përputhje me legjislacionin ne fuqi per dhenien e lejes së ndërtimit.
Niveli i taksës, është si vijon:
1. Në rastin e ndërtimeve për qëllime banimi apo njësi sherbimi nga shoqëritë e ndërtimit, të cilat nuk destinohen per përdorim në sektorin e turizmit, industrisë apo perdorim publik,
taksa e ndikimit në infrastrukturë është në masën 8 per qind ti cmimit te shitjes per meter katror. Cmimi i shitjes per metër katror bazohet në vlerën referuese ti vlerës së tregut, sipas përcaktimeve në udhëzimin e Këshillit te Ministrave, “Per miratimin e kostos
mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave”, që miratohet gdo vit.
2. Në rastin e ndërtimeve te ndryshme, niveli i taksës shprehet si përqindje e vlerës së investimit dhe per Bashkinë e Tiranës është 4 per qind e saj.
3.Per projektet e infrastrukturës, për ndërtimin e n•ugëve kombëtare, të porteve, aeroporteve, tuneleve, digave, ndërtimit të infrastrukturës në energji, përfshirë makineritë dhe pajisjet
për këto projekte, taksa e ndikimit ne infrastrukturë te ndërtimeve të reja është 0, 1 per qind e vlerës së investimit, por jo me pak se kostoja e rehabilitimit të infrastruktures së dëmtuar, kur kjo kosto nuk është përfshirë në preventivin e investimit.
4. per ndërtesat, të cilat janë në proces legalizimi, taksa e ndikimit në infrastrukturë e ndërtimeve të reja është 0,5 per qind e vlerës së investimit.
Detyrimi per pagesën e taksës i takon investitorit. E ardhuranga taksa, per gdo rast, mblidhet nga organi leshon lejen e ndërtimit dhe arkëtohet, për gdo rast, per Ilogari te bashkisë, qi mbulon territorin ku do të bëhet investimi.
Nëse objekti, pir të cilin do të bëhet investimi, shtrihet në territorin e më shumë se një bashkie ose kur objekti ndikon në infrastrukturën e një bashkie tjetër, të ardhurat nga taksa ndahen proporcionalisht ndermjet tyre, në përputhje me raportet përkatëse të shtriËes së objektit dhe të ndikimit të investimit në infrastrukturën e secilës bashki.’
Taksa paguhet brenda 5 ditëve nga data e marrjes së vendimit për miratimin e lejes per punime dhe lëshimit te autorizimit te pageses nga Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit te Territorit. Në rast se kërkuesi nuk kryen pagesën brenda 5 ditëve pune nga njoftimi për detyrimin ndaj shtetit, sipas likiit, atëherë per qdo ditë vonesë i Ilogaritet kamatë 0,2 per qind në ditë e shumës që duhet të paguajë, deri ne 30 ditë pune. Nese ne perfundim të këtij afati kërkuesi ende nuk ka paguar detyrimin, Kryetari i Bashkise vendos masa të tjera te
përshtatshme, deri në revokimin e vetë lejes së miratuar.
per kategoritë ku niveli i taksës aplikohet mbi vlerën e investimit, në përfundim të punimeve të kryera sipas lejes së miratuar, bëhet kontrolli i pagesave me situacionin përfundimtar të objektit te ndërtuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit te Territorit. dhe nëse ka diferenca mes vlerës së investimit sipas situacionit përfundimtar dhe preventivit,
njoftohet subjekti per vlerën e diferencës qe është i detyruar te shlyejë. Mosshlyerja e këtij detyrimi përbën shkak per pezullimin e procedurave të paisjes me leje përdorimi të subjektit”.
Struktura e ngarkuar për përllogaritjen dhe Iëshimin e autorizimit për pagesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja është Drejtoria e Përgjithshme e
Planifikimit dhe Zhvillimit te Territorit dhe të ardhurat arkëtohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore.
TAKSA MBI KALIMIN E TË DREJTËS SË PRONËSISË PER PASURITË EPALUAJTSHME
Taksa mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme vendoset për ndërtesat dhe të gjitha pasuritë e paluajtshme në ęastin e kalimit të së drejtës së pronësisë mbi to.
Taksa paguhet nga personi, që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, para kryerjes së regiistrimit, në përputhje me aktet ligjore në fuqi.
Baza e taksës mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për ndërtesat është sipërfaqja e ndërtimit, pronësia e së cilës transferohet. Niveli i taksës caktohet në lekë për metër katror të bazës së taksës. Detyrimi tatimor Ilogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tij.
Baza e taksës për kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e tjera të paluajtshme është vlera e shitjes së tyre. Niveli i taksës caktohet në përqindje dhe niveli tregues i taksës është 2
për qind. Detyrimi tatimor Ilogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tij.
Përjashtohen nga pagimi i taksës mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme:
a) Enti Kombëtar i Banesave, Ministria e Financave dhe organet e qeverisjes qendrore e vendore;
b) personał, të cilët janë subjekt i talimit mbi të ardhurat vetjake, në mbështetje te ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 ”Për tatimin mbi të ardhurat”;
c) subjektet që dhurojnë pasuri të paluajtshme kur përfitues të drejtpërdrejtë janë:
i. institucionet dhe entet shtetërore e publike, qendrore e vendore;
ii. fetare ose organizatat jofitimprurëse, kur dhurimi lidhet me atë pjesë të veprimtarisë së tyre pa qëllim fitimi. Në keto raste dhuruesi, pasi ka marrë vërtetimin nga këshilli bashkiak ose komunał për përjashtimin nga taksa, bën regiistrimin e pasurisë së paluajtshme të dhuruar. Në ęastin e regjistrimit, dhuruesi paguan pjesën që i takon agjentit të taksave.
TAKSA E TABELËS
Taksa e tabelës aplikohet për të gjitha subjektet të cilët vendosin emertimin e subjektit në pamjen ballore të njësisë ku zhvillojnë veprimtarinë, në hapësira të tjera publike ose private, qofshin këto të lëvizshme ose te palëvizshme dhe që shërbejnë për qëllime reklamimi.
Tabelë per qëllime identifikimi eshte tabela, brenda ose jashtë territorit ku zhvillon aktivitet biznesi dhe që nuk përdoren për te reklamuar aktivitetin e të tretëve. Në te tilla tabela
vendoset emri dhe/ose Iloji i aktivitetit te kompanisë ose jashtë territorit ku zhvillohet aktiviteti në formën e përmasat e tabelave te sinjalistikës pir orientim. Taksa e tabelës paguhet per cdo njësi ku subjekti zhvillon aktivitetin nga muaji korrent që regjistrohet prane
QKR.
Në kategorinë e tabeles per qëllime reklamimi (të Iëvizshme dhe te palëvizshme) kuptojmë të gjithë tabelat të vendosura në pamje jo ballore, të vendosura në tarraca, Ilozhe,ballkone, te
vendosura në pjesë te rruges, shtylla etj që kanë përmbajtje reklamimi per vete ose të tretë.
Në kategorinë e tabelave në funksion apo ekspozime te ndryshme të hapura do të kuptojme të gjithë ato tabela në funksion te panaireve të ndryshme etj.që kanë si qëllim reklamimi per veteose per te tretet.
TAKSA E PËRKOHSHME INFRASTRUKTURËN ARSIMORE
Taksës së përkohshme per infrastrukturën arsimore i nënshtrohen te gjitha familjet, personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, që banojnë dhe ushtrojnë veprimtari ekonomike brenda territorit te Bashkisë së Tiranës. Mënyra e pagesës është si më poshtë:
Detyrimi per taksën e përkohshme pir infrastrukturën arsimore është vjetor.
Kjo takse do te aplikohet per një periudhë 7 vjecare
“Per kategorinë I “Familjarët” detyrimi paguhet në 12 keste te barabarta, per Gdo muaj përkatesishtMë shumën 150 lekë pergdo familje. Ky detyrim •do t&evidentohet nefaturen e konsumit të ujit. Likuidimi i kësaj pagese do te kryhet njëkohësisht me pagesën e konsumit te ujit.
Per kategoritë Il. “Biznesi” detyrimi paguhet brenda dates 20 Prill. Afati i pagesës per detyrimet e lindura pas dates 30 Prill është 30 ditë pas lindjes së detyrimit. per subjektet e regjistruara rishtaz detyrimi tatimor do të Ilogaritet per gdo njësi ku subjekti kryen aktivitet nga muaji korrent i regjistrimit pranë QKR.
Nëse subjekti taksapagues pushon veprimtarinë gjatë vitit detyrimi tatimor Ilogaritet duke shumëzuar taksën per vitin e plotë kalendarik me numrin e muajve te plotë gjatë te cilëve veprimtaria është kryer (përfshirë muajin korrent për te cilin ështe bëre kerkesa) dhe duke e
pjesëtuar ate me 12 muajt e vitit kalendarik fiskal).
TARIFA E PASTRIMIT DHE LARGIMIT TË MBETURINAVE
Tarifës së Pastrimit i nënshtrohen të gjithë familjet, personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, që banojnë dhe ushtrojnë veprimtari ekonomike brenda territorit të Bashkisë së Tiranës.
Mënyra e pagesës
Detyrimi per TarifEn e pastrimit është vjetor.
“‘Për kategorinë I “Familjarët’Y detyrmi paguhet në 12 keste te barabarta, për Gdo muaj përkatesisht ne shumen 417 lekë per gdo familje. Ky detyrim do të evidentohet nëfaturën e konsumit te ujit. Likuidimi i kësaj pagese do te kryhet njëkohësisht me pagesen e konsumit të ujit ‘
per kategorinë I “Familjarët” detyrimi Ilogaritet dhe paguhet per familje. per të Ilogaritur detyrimin për tarifën kjo kategori duhet te paraqesë pranë agjentit tatimor përkatës gertifikatën
e giendjes familjare te leshuar nga zyra e gjendjes civile.
per kategorinë Il. “Bimesi” detyrimi paguhet brenda date 20 Prill. Afati i pagesës per detyrimet e lindura pas dates 20 Prill është 30 ditë pas lindjes së detyrimit. Për subjektet e regiistruara rishtaz detyrimi tatimor do të Ilogaritet per gdo njësi ku subjekti kryen aktivitet nga muaji korrent i regjistrimit prane QKR.
Nëse subjekti taksapagues pushon veprimtarinë giatë vitit, detyrimi tatimor Ilogaritet duke shumëzuar taksën për vitin e plotë kalendarik me numrin e muajve të plotë gjatë të cilëve veprimtaria është kryer (përfshirë muajin korrent për të cilin është bërë kërkesa) dhe duke e
pjesëtuar atë me 12 muajt e vitit kalenderarik fiskal).
Për kategorinë II. “Subjekte Ndëflimi” nënkategorinë “Njësi ndërtimi për çdo kantier ndërtimi, etj të ngiashëm me to” “Rikonstruksione të pjesshme për çdo kantier ndërtimi, rrugë, shkolla kopshte, objekte banimi e tregtare, etj të ngjashëm me to”, Ilogaritja e tarifès se pastrimit te filloje me zbardhjen e lejes se ndertimit deri në momentin e paraqitjes se kërkesës
për Ieje shfrytëzimi pranë Bashkisë së Tiranës. Këtu përjashtohen kantieret e ndërtimit që
përbëjnë vepra publike dhe financohen nga buxheti i Bashkisë apo buxheti i shtetit.
Të ardhurat e krijuara nga tarifat e pastrimit dhe largimit të mbeturinave, përdoren vetëm për qëllimin për të cilin është vendosur kjo tarifë.
Agjenti tatimor ingarkuar për mbledhjen e tarifës së pastrimit dhe largimit të mbeturinave për kategorinë “Familjarë” është UjësjeIIës-KanaIizime Sha, duke përfituar 5 % të shumës së arkëtuar, ndërsa për të gjithë subjektet e tjera (shtetërore dhe private) strukturë e ngarkuar është Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore.
Lehtësira dhe përiashtime:
Kategoritë e përjashtuara nga pagesa e taksës së përkohshme për infrastrukturën arsimore, ku përfshihen pensionistët,veteranët, invalidët e punës e Iuftës, përfituesit e ndihmës ekonomike, të verbërit dhe të sëmurët tetraplegjik ë paraplegiikë, për të mundësuar këtë përjashtim, duhet
të dorëzojnë pranë zyrave të strukturës tatimore dëshminë e gjendjes së tyre dhe konkretisht:
Dokumentin që vërteton kushtin që të jenë kryefamiljarë dhe pa persona të tjerë madhorë përveç bashkëshortit ose bashkëshortes, në certifikatën familjare.
Librezën e veteranit ose invalidit të Iuftës, statusin e invalidit të punës e të luftës, statusin e të verbërit, të sëmurëve paraplegjik e tetraplegiik, librezën e pensionit dhevërtetimin nga Njësia Bashkiake për përfituesit e ndihmës ekonomike.
TARIFA PËR ZËNIEN E HAPËSIRAVE PUBLIKE
Baza e tarifes për zënie të hapsirave publike është sipërfaqja në m2 e Cila vihet në shfrytëzim nga individë dhe subjekte per qëllime biznesi.
Niveli i tarifës sipas kategorive dhe nënkategorive është si vijon:
Detyrimi i tarifes per Ilogaritet si shumëzim i bazes (sipërfaqes) me nivelet treguese të saj.
Pagesa e Tarifes per zënie te hapësirës publike:
a) per rastin e përdorimit te truallit me qëllim organizimin e spektakleve ose panaireve ti ndryshme, struktura e ngarkuar per mbledhjen e tarifes është Drejtoria e Pergjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, pa smarrjes së Lejes per Ushtrimin e Aktivitetit, nga struktura përkatese që jep edhe lejet për ushtrim aktiviteti në Bashkinë e Tiranës. Kjo strukturë kryen dhe Ilogaritjen e detyrimit per lejen përkatëse.
b) Për rastin e perdorimit të truallit qëllim ushtrim aktiviteti tregtar në Tregjet Publike të
Tiranës, detyrimi është mujor dhe pagesa do të bëhet brenda dates 30 të muajit përkatës pranë
Drejtorisë së Pirgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore”, në bashkëpunim me “Njësinë
Administrative”. Të ardhurat kalojnë 100% për Bashkinë e Tiranës dhe bashkëpunimi me Njësitë Administrative rregullohet me rregullore të vegantë.
c) per rastin e perdorimit të truallit me qëllim ushtrim aktiviteti tregtar si vendosje mallrash
jashtë vendit të tregtimit, sipäfaqet e zëna me platforma, sipërfaqet e rrethuara me vazo me lule, bime dekorative, me kangjella, drurë dekorativ, kufizime me plasmasë dhe sende te tjera, etj te ngjashme me to, detyrimi është mujor dhe pagesa do te bëhet brenda dates 30 te muajit
perkatës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore
Lehtësira dhe përiashtime:
Lidhin kontratë per zënie të hapësirës publike me afat 6-mujor dhe paguajnë të plotë detyrimin ne momentin e lidhjes së saj, përfitojnë reduktimin në masën 5% te vlerës se
detyrimit. lidhin kontratë përzënie te hapësirëspublike me afat 12-mujor dhe paguajnë te plotë
detyrimin në momentin e lidhjes së saj, përfitojnë reduktimin në masen 10% te vlerës së detyrimit.
Struktura e ngarkuar përmbledhjen e Tatifes përzënien e hapësirës publike, eshte Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore në bashkëpunim me “Njësinë
Administrative”. Të ardhurat kalojnë 100% për Bashkinë e Tiranës dhe bashkëpunimi me
Njësitë Administrative rregullohet me rregullore të veçantë ”
TARIFA PER DHENIE LICENCE PER TREGTIM KARBURATI E LENDE DJEGESE
Niveli i tarifes dhe kushtet per per dhënien e licencave për tregtimin e naftës bruto dhe nënprodukteve të saj, percaktohen me VKM nr.970, datë 2.12.2015 “Për përcaktimin e procedurave dhe të kushteve për dhënien e licencave per tregtimin e naftës bruto dhe nenprodukteve të saj’
Të ardhurat, qi realizohen nga pagesat etarifave, perdoren në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi, sipas percaktimeve përkatëse.
Struktura e ngarkuar pür mbledhjen e tarifes per dhenie dhe perserritjen e licence per tregtim karburanti, lende djegese e vajra lubri]kikant është Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, pas marrjes së Lejes për Ushtrimin e Aktivitetit, nga struktura p¿rkaëse që jep edhe lejet për ushtrim aktiviteti Bashkinë e Tiranës. Kjo strukturë kryen dhe Ilogaritjen e detyrimit per lejen përkat¿se.
TARIFA E SHERBIMIT VETERINARE
Tarifa eshte nje detyrim fikse qe aplikohet nga sherbimi veterinar për të gjithë kategorite sa më poshte:
Subjekte me aktivitet thertore; Subjekte me aktivitet pikë therje; Treg i gjësë së gjallë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/