Foto ilustruese
Policia e Durrësit arrestoi sot dy persona pas një hetimi 1 mujor përgjatë operacionit të koduar ”Saldatori”.
Haxhi Aruçi 19 vjeç, banues në Maminas dhe Adis Shera 22 vjeç, banues në Maminas ranë në pranga me akuzën e përgaditjes së minave me celular.
Shtetasit e mësipërm, u kapën në parkingun e një lokali në zonën e Maminasit, pranë Autostradës Tiranë-Durrës, në momentin e daljes nga automjeti i tyre tip Peugeot me targa AA 607 ER, në tentativë për të shitur lëndë eksplozive tek persona të identifikuar, për të cilët po punohet për kapjen e tyre.
Në cilësinë e provave materiale i’u gjetën dhe i’u sekuestruan:
• 10 kallëpë me lëndë të dyshuar si eksplozivë e llojit “tritol”;
• 7 kapsolla detonatore elektrike;
• automjeti tip Peugeot me targa AA 607 ER;
• 2 telefona celularë
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar në nenin 278/4 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/