Fshati Hokse në Nepal është aq i varfër, sa që të gjithë banorët kanë shitur nga një veshkë. Për shkak të këtij fenomeni, Hokse tashmë quhet “fshati i veshkave”.
Në mënyrë periodike, fshati është vizituar nga trafikantë të organeve njerëzore, të cilët shfrytëzojnë nevojën për para të personave; i bindin ata që të udhëtojnë deri në jug të Indisë, për të hequr një veshkë, që më pas e nxjerrin në shtije në tregun e zi.
Shpesh këta trafikantë, nuk hezitojnë që t’u tregojnë gënjeshtra, që thonë se veshka e hequr do të rritet sërish. Ata përpiqen të mashtrojnë fillimisht familjarët e atij që duan t’i marrin veshkën, me qëllim që të fitojnë besimin e ‘shitësit’.
Shumë herë, banorët e fshatit janë gënjyer; duke iu thënë se ata kanë nevojë për një operacion dhe veshka iu është hequr pa iu thënë gjë. Në rastet kur ata e heqin me vetëdije, marrin një shpërblim prej 2 mijë dollarë, një shifër kjo modeste, por jo dhe aq e keqe në krahasim me të ardhurat mesatare që merren në këtë zonë. Nuk kanë munguar as rastet kur ata kanë marrë vetëm 150 euro.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/