Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka marr pjesë në analizën vjetore te Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku është shprehur se numri i referimeve penale në njësinë antikorrupsion ka qënë i ulët. Po në këtë takim Prokurori i Përgjithshëm Llalla ka folur edhe për Byron Kombëtare të Hetimit, për të cilin tha se kishte rezerva, ët njëjta me ato që janë bërë publike nga Unioni i Prokurorëve.
“Prej disa ditësh jemi njohur me draftin për ndryshimet ligjore në ligjin për policinë e shtetit. Të gjithë tashmë jemi pjesë e diskutimeve mbi njësinë e specializuar policore që synohet të krijohet, Byronë Kombëtare të Hetimit. Strukturë e cila pritet të shtojë kapacitetet policore në luftën kundër korrupsionit.
Prokuroria ka rezervat e saj lidhur me draftin e paraqitur, kundërshtime për të cilat ndan të njëjtin qëndrim me atë të bërë tashmë publik nga Unioni i Prokurorëve.
Prokuroria vlerëson tepër të rëndësishëm rritjen e kapaciteteve policore, në zbulimin e rasteve dhe referimit të tyre në Prokurori rrjedhimisht edhe organit të Prokurorisë i krijohen më shumë mundësi për të hetuar dhe dërguar para drejtësisë ç’do shkelës të ligjit pa përjashtuar zyrtarët e niveleve të larta”, është shprehur Llalla.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/