Opozita e Kosovës ka hedhur sërish gaz lotsjellës në sallë, duke bllokuar punën e Kuvendit. Ajo nuk është ndalur, pasi edhe kur Kuvendi është mbledhur sot për herën e tretë, ata sërish kanë hedhur gaz, duke pamundësuar vijimin e seancës.
Ndërkohë, tri partitë opozitare, kanë paralajmëruar se nuk ka ndryshim qëndrimesh dhe veprimesh nga ana e tyre, derisa vendi të mos ketë shkuar në zgjedhje të parakohshme. Ndërkaq për veprimet e tyre në sallën e parlamentit janë përjashtuar 23 deputetë, përfshi edhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn. Po kështu janë arrestuar 9 deputetë, 4 prej tyre zonja.
Deputetët e arrestuar
1 – Shqipe Pantina
2 – Donika Kadaj-Bujupi
3 – Pal Lekaj
4 – Besa Baftiu
5 – Fisnik Ismajli
6 – Rexhep Selimi
7 – Teuta Haxhiu
8 – Enver Hoti
9 – Mytaher Haskuka
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/