Koço Kokëdhima “mëndje më vete”, shtyn zgjedhjen e delegatëve në jug

Koço Kokëdhima “mëndje më vete”, shtyn zgjedhjen e delegatëve në jug

106
0
Shares

Koordinatori i PS për rajonin Vlorë-Gjirokastër, Koço Kokëdhima ka sfiduar në mënyrë të përsëritur afatet e vendosura nga PS për kryerjen e punëve organizative brenda partisë. Kësaj radhe ai nuk ka respektuar datat e zgjedhjes së delegatëve për Kongresin e marsit. Dy javë më parë, gjatë mbledhjes me Edi Ramën, 6 koordinatorët caktuan datat e zgjedhjes së delegatëve për çdo rajon, dhe për Vlorën e Gjirokastrën u caktua 20 shkurti.
Me kërkesë të Kokëdhimës, Taulant Balla në një njoftim për shtyp tha se këtë të shtunë do të votojë vetëm rajoni Lezhë-Dibër, dhe të tjerat në 27 shkurt. Por me një njoftim në rrjetin social, Kokëdhima shprehet se nuk do të ketë zgjedhje në këtë datë, por në 5 mars, vetëm 2 javë para Kongresit.
“Mes socialistëve të Vlorës, në takimin hapës të fushatës së zgjedhjeve për kryetarë dhe sekretarë të organizatave socialiste (OS). Zgjedhjet në OS-të do të përfundojnë brenda datës 29 shkurt. Zgjedhjet për delegatët e Kongresit do të zhvillohen në datën 5 mars. Në këto zgjedhje, në rajonin Vlorë-Gjirokastër do të respektohet parimi: një emër, një funksion. Takimi u përshkrua nga një entuziazëm i lartë i pjesëmarrësve”, shkruan Koço Kokëdhima në “Facebook”.
2kk

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY