Erion Veliaj i dha parkun burrit të drejtoreshës së bashkisë

Erion Veliaj i dha parkun burrit të drejtoreshës së bashkisë

178
0
Shares

Erion Veliaj po punon me miqtë. Projekti i parkut për fëmijë tek Liqeni tashmë është tenderuar.

Burri i drejtoreshës së Velisë është biznesmeni që do të ndërtojë parkun më të debatuar në historinë e Tiranës.

Bashkia ka shpallur fitues bashkimin e operatorëve “Star Tek” shpk & “Riviera” shpk & “Kaleshi” shpk, me vlerë oferte 65.266.152,7 lekë pa TVSH. Fondi limit për këtë projekt është 67.983.400 lekë.

Cityneës.al ka zbuluar se administrator i kompanisë “Star Tek” shpk rezulton të jetë bashkëshorti i Drejtoreshës së Shërbimeve Sociale në Bashki. Administrator i kompanisë Star Tek” shpk është Lulzim Mehmetaj, burri i Drejtoreshës së Shërbimeve Sociale në Bashki, Besjona Dede Mehmetaj, sipas të njëjtit portal.

Pavarësisht se janë bërë shumë debate rreth parkut, bashkia dhe zyrtarët e saj më të lartë nuk folën asnjëherë për interesa klienteliste që shoqërojnë këtë projekt.

Edhe zëvëndëskyreministri i vendit, Niko Peleshi bëri avokatinë e një projekti lokal duke fshehur konfliktin e interesit që shoqëron ndërtimin e tij.

startek

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY