DOKUMENTAT/Mësoni sa harxhoi Ahmetaj vetëm nga fluturimet me çarter

DOKUMENTAT/Mësoni sa harxhoi Ahmetaj vetëm nga fluturimet me çarter

59
0
Shares

“Arben Ahmetaj pranoi dje se ka bërë dhjetra fluturime çarter, avionë të vënë ekskluzivisht në dispozicion për të. Ja ku i keni të dhënat në ekran. Fotokopja e pasaportës, numrat e tij personal dhe numri i udhëtimeve me çarter. Kështu, rasti i Arben Ahmetajt është një rast i paprecedent ku një ministër shqiptar bën udhëtime të tilla të dyshimta, në fshehtësi, me luks marramendës”, deklaroi deputeti i PD, Sherefedin Shehu.

ahmetaj lista e fulturimeve 1

“Një fluturim çarter kushton të paktën 40 mijë euro, dhe me shëtitjet e tij prej sheiku, Ahmetaj ka shpenzuar qindra mijë euro.

ahmetaj lista e flutuimebe2

Ky është një rast flagrant abuzimi dhe korrupsioni, dhe Arben Ahmetaj e ka për detyrë të tregojë ku ka shkuar, për çfarë, dhe kush ia ka paguar udhëtimet.

Cili koncesion është dhënë, ose cila pasuri e vendit është falur pas këtyre fluturimeve çarter të Ahmetajt.

A kanë lidhje këto çartera me landfillin e Elbasanit, me aferën Skavica apo me koncesionin e TVSH-së?

Ky eshte model dhe korrupsion i përmasave të republikave të dështuara afrikane.

Arben Ahmetaj i zhytur në disa skandale përpara fluturimeve me çarter, duhet të hetohet e të shkojë para drejtësisë, dhe nuk duhet lejuar që të marrë një detyrë të re të rëndësishme si ajo e Ministrit të Financave.

Asnjë qytetar i vendit nuk mund të pranojë të ketë Ministër të Financave një hajdut të këtyre përmasave, prandaj kërkohet që më pare ai duhet të japë llogari për pazaret e tij:, tha në deklaratën e tij deputeti i PD dhe ish-zëvëndësministër i Financave, Sherefedin Shehu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY