Kreu i shtetit Bujar Nishani ka kohë deri më 23 shkurt për të dekretuar emërimet e dy ministrave të rinj, Arben Ahmetaj në krye të Financave dhe Milva Ekonomin tek Ekonomia. Sipas Kushtetutës, Presidentit i përcaktohet një afat 7 ditor për të dekretuar propozimet e kryeministrit Edi Rama për shkarkim apo emërim të ministrave, ndërkohë që ndryshimet në kabinetin qeveritar ndodhën në 16 shkurt.
Për ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani, nuk është koha për të folur për një mos dekretim nga ana e Presidentit Nishanin, përderisa ai është brenda afatit kushtetues për të firmosur emërimet e ministrave. Kushtetuta është e qartë, thotë Manjani.
“Nuk ka një mosdekretim, nuk besoj që duhet të nxitohemi. Ka një ushtrim të përgjegjësive kushtetuese nga ana e presidentit dhe kryeministrit që ka detyrë substanciale të merret me qeverisjen dhe përbërjen e kabinetit. Nuk bëj dot zëdhënësin e presidentit as të propozimit as të mos dekretimit. Në bazë të kushtetutës propozimi i kryeministrit i dërgohet presidentit për të dekretuar dhe presidenti brenda 7 ditësh është i detyruar të nxjerrë një dekret. Nuk e kam mundësinë të bëj interpretime të lira juridike, sepse informacioni zyrtar është që brenda 7 ditësh presidenti duhet të dekretojë propozimet e kryeministrit. Kushtetuta është shumë e qartë dhe nuk kemi çfarë t’i shtojmë”, tha Manjani duke folur në emisionin “45 minuta” në Report TV.
Deklarata e ministrit të LSI-së Ylli Manjani, është një kundërvënie ndaj ministres së PS-së Ermonela Felaj.
Ministrja Ermonale Felaj kërcënoi sot Presidentin e vendit, Bujar Nishani se mund të shkarkohet nëse vë në diskutim vendimet e Kryeministrit të vendit Edi Rama për të emëruar ministrat.
Më një gjuhë ta pasjellshme për një anëtare qeverie dhe në deformim të Kushtetutës e të ligjit ajo tha se nëse Presidenti nuk dekreton ministrat e rinj mund të nisë procedurë të largimit të tij nga posti. Ajo tha se Presidenti nuk ka të drejtë të investigojë apo vlerësojë propozimet e Kryeministrit dhe dekretimi prej tij është thjesht një gjest honorifik.
Pikëpyetjet e një ngërçi mes institucionit të presidencës dhe kreut të qeverisë, lindën pasi Nishani dekretoi dy ditë më parë shkarkimin e ministrit të Financave Shkëlqim Cani dhe të Ahmetaj nga ministria e Ekonomisë që ai drejtoi në 2 vjet e gjysmë, por la të pa dekretuar propozimin e shefit të mazhorancës për emërimin e Ahmetajt në vendin e kolegut të tij, dhe të zëvendësministres së Shëndetësisë te dikasteri i Ekonomisë.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
Ermonela Felaj, porosi nga Rama për të kërcënuar Presidentin
/web/Ermonela_Felaj_porosi_nga_Rama_per_te_kercenuar_Presidentin_14454_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/