“Gjetja e re” e anëtarësimeve të reja në PS-së të shndërruara në “festa” ka vijuar sot në Korçë. Natyrisht në këtë qytet nuk kishte si të mungonte Edi Rama, pikërisht në ditën që aty ndodhej edhe Ben Blushi, për një takim të paralajmëruar me mbështetësit e tij.
Në fjalën e tij, “sihariqi” i parë me të cilët ka joshur anëtarët e rinj dhe ka ftuar të tjerë, ka qenë deklarata se “së shpejti do të fillojë një projekt i madh i kullimit, më i madhi në histori”.
Më pas duke renditur reformat e pretenduara në shëndetësi, arsim polici energjetikë…, etj., pas çdo pretendimi për secilën reformë ka përsëritur “sikur kjo të ishte bërë kaq e aq vite më parë”…, njëlloj si te barsoleta “sikur halla të kishte k…, do të quhej xhaxha”.
Duke prezantuar më tej një projekt për ngritjen e qyteti fëmijësh apo edhe për përfundimin e teatrit dhe të muzeut mesjetarë në këtë qytet, Rama ka inkurajuar dhe ka mbushur anëtarët e rinj të PS-së në Korçë me optimizëm duke deklaruar, “Sa më shumë vizitorë të vijnë në Korçës aq më shumë kërnacka do të shesin korçarët”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/