ARMAND MAHO/ 20 shkurt 1991, protestuesit duhet të kishin vazhduar drejt Bllokut

ARMAND MAHO/ 20 shkurt 1991, protestuesit duhet të kishin vazhduar drejt Bllokut

252
0
Shares

Ate dite te 20 shkurtit 1991 bente nje vape e padurueshme. Studentet kishin me shume se dy jave qe kishin braktisur auditoret dhe i ishin drejtuar sheshit te qytetit studenti, sot sheshi demokracia. Kerkesa e tyre ishte e qarte. Emri diktatorit Enver Hoxha duhej te hiqej nga universiteti i Tiranes.
Kam qene vetem 16 vjec por e mbaj mend mire se si cdo dite protestave studentore i bashkoheshin mijra qytetare te Tiranes. Asokohe banoja prane fushes Ali Demi, dhe meqe rruga e Elbasanit bllokohej vazhdimisht detyroheshim ti binim verdalle fushave te fermes qe ishte atehere. Nga perroi Pal Poces, mbas shkolles Mihal Grameno dhe pergjate fushes se mbuluar me balte. Sapo dilnim tek kaldaja e qytetit Studenti lanim kepucet tek qendra e qyteti ku ishte ndertuar nje si bicim cesme qe eshte akoma dhe sot.. Ky ritual kryhej dy here ne dite dhe vargu i qytetareve qe ndiqnin kete rruge ishte i gjate shume i gjate, me qellim per te mos i lene vetem studentet.
Nuk di te them saktesisht se ne c’date vendosen te futeshin ne greve studenet e urise por nje gje e mbaj mend saktesisht se radha per tu regjistruar ishte e gjate. Kerkesa e tyre prej gati dy javesh kish rene ne vesh te shurdher. Bisha komuniste nuk pranonte ta hiqte ate emer te urryer. Paria e Partise Demokratike kish vendosur te qendronte disi e menjuar per te mos i dhene shkas propagandes se kuqe te perlyente protesten e studenteve… Gjithsesi, ata ishin gjithmone aty. Azem Hajdari qe spara pyeste per vendime partie, ashtu i cartur si perpara dy muajsh ne dhjetor. Aty ishte dhe Ylli Vejsiu, Eduard Selami, Arben Imami, Sali Berisha etj
Si moderator i mitingjeve ishte perzgjedhur Blendi Gonxhja… Ne fakt duhet thene se realisht ka bere nje pune te madhe per mbajtjen gjalle te protestes. Dinte si ta koordinonte batuten, pas cdo fjalimi. Nuk largohej asnjehere… E tij ka qene dhe shprehja: “shyqyr qe si dhane emrit e Enver Hoxhes dhe organizates se Gruas se do quheshin grate e Enverit”…
Vija re qe ne cdo grup studentesh ishte dhe nje djale thatanik, rreth te 30-ve me i madh ne moshe se studentet e tjere. Me nje pale mustaqe te kuqe, floke gjithashtu te kuqe kokoroc , me pardesy te bardhe qe e kishte me shume pasion protagonizmin dhe hiqej si antienverist i madh… mundohej si e si te merrte te pakten nje here fjalen ne cdo dite te protestes. Me ka mbetur ne mendje, sepse sa here afrohej ky personazh studentet largoheshin disi te bezdisur, psene nuk isha ne gjendje ta kuptoja.. Vone jam kujtuar se ky ishte Shenasi Rama…
Studentet nderkohe kishin me shume se 5 dite ne greve urie… Spiunet e sigurimit te shetit ishin gjithmone vigjilente dhe te pranishem para kinoklubit per te kapur me ane te kamerave ndonje gje qe nuk shkonte.. Si psh ndonje ushqim qe mund te hynte dhe ndonje tjeter si keto. Me pas pamjet e marra i shkonin TVSH-se me qellim per ta denigruar sa me shume kete proteste. Duke perfituar nga mosha qe nuk vihesha re, dhe nga kurioziteti nje dite hipa ne tarracen e kinoklubit, dhe qe andej ruajta rastin dhe nga bje prej dritareve hyra brenda… Me aq sa munda te shoh, per shkak se me nxorren jashte shume shpejt, pashe dhe kushtet tejet e veshtira te asaj greve… Ngado ishin shperndare shishe uji, serum per ata ne gjendje me te rende, dhe nje tym i paimagjinurshem duhani… Kinoklubi kishte vetem kater banjo ndersa ne greve urie kishin hyre gati 700 studente.. Shume prej tyre femra Gjithsesi tek asnje nga ata nuk pashe shenja dorezimi as tek ata qe ishin me rende… Askush nuk dilte nga ajo salle, pa i hequr emrin e mostres shkolles se tyre.
Nderkohe shurdherise se qeverise po i pergjigjeshin qytetaret e Tiranes. Me 20 shkurt sindikatat kishin bere thirrje per te braktisur vendet e punes dhe per tu bashkuar me studentet. Rreth ores 10 kam mberritur me gjithe Andin shokun time te femijerise ne kinoklubin studenti… Protestat i kisha ndjekur cdo dite qe nga dhjetori por pjesemarrja ate dite ishte tronditese. Disa qytetare te Durresit e te Kavajes kishin udhetuar ne kembe per tere naten per te qene ne mengjes prane studenteve, pasi rruget ishin bllokuar…Ishte aty e tere Tirana.. Gjimnaziste, punetore, intelektuale… Askush dhe asgje smund ta motivoje njeriun me shume se shpresa e lirise…
Ishte ora 11 kur u hap lajmi se nje grup grash mes te cilave dhe Rajmonda Bulku ishin keqtajtuar nga policia pasi kishin shkuar per te protestuar tek presidenca.. Nuk e di kush e perhapi ate lajm por menjhere turma filloi te levize drejt fakultetit ekonomik…. Pa mberritur tek ish ambasada italiane sot Ambasada Amerikane, dolen forcat e para te policise… U thyen shpejt shpejt, dhe turma vazhdoi perpara rruges per nga Televizioni Shqiptar… Por forcat speciale nderhyne serish me shkopinj gome dhe me nje si zjarrfikse qe leshonte nje uje te kuq qe ste hiqej nga rrobat.. Protestuesit u ndane me dysh, dhe nje pjese e mire e tyre kish mbetur e rrethuar nga forcat policore. Po te mos ishte nderhyrja vendimtare e te zoteve te shtepive private tek liceu shume do kishin perfunduar keq. Por turma u rikthye serish, u bashkua dhe forcave policore si mbetej tjeter vetem se te terhiqeshin….
Perqendrimi me i madh i policeve ishe tek radio relevizioni , duke qene se aty ishte dhe hyrja per ne bllokun e udheheqjes… Qe te jemi te sakte ne fakt, askush prej protestuesve se kish menduar se do hidhej busti. Askush nuk e thote, qe ne vetvete busti nuk ishte target… Ne fakt te gjithe i ishin versulur Bllokut per te nxjerre dhe terhequr zvarre qe aty shkaktaret e asaj varferie, mostrat komuniste. Nje revolucion i ngjashem me ate te Rumanise… Perballja me Policine aty ishte epike… Me mijra forca te perqendruara dhe te mbeshtetura nga autobljnda dhe tanke ushtrie.. Per cudi askush nuk kishte frike, shqiptaret e kishin thyer friken…. Leshuan ne fillim qente policore por e kuptuan shpejt qe kjo nuk ishte nje zgjidhje e pamend…. Pas me shume se gjysem ore policia u dorezua, dhe nen thirrjet e protestuesve policia eshe me ne u hap nje rruge kalimi drejt ures se Lanes….
Forcat policore ishin rreshtuar me tanke e autoblinda serish ne bulevardin deshmoret e Kombit dhe protestuesit u mblodhen serish aty, pasi sic e thashe me lart synimi ishte blloku i udheheqjes… Por papritur turma u kthye drejt sheshit kryesor… Nuk ishte Neritan Ceka, (ai i ktheu te nesermen protestuesit) as ndonje nga perfaqesiesit e larte te PD se sapokrijuar… Madje qe mos genjej se kam pasur mendjen tek ata gjate tere proestes dhe si kam pare …Nuk di te them pse, ndoshta turma u kthye vete. Vetem se ta caje ate gardh tankesh, autoblindash, dhe ushtaresh te armatosur deri ne dhembe ishte ne kufijt e se pamundures, ose do shkaktohej nje gjakderdhje e papare me pare… Ndoshta ishte dhe instikti qe i ktheu njerzit drejt sheshit, por sot e ngahera e kam menduar se ne rast se do ndodhte ajo qe ndodhi ne Rumani gjerat sot do shkonin ndryshe. Natyrisht ketu sdo ishin shume nga ne, ndoshta dhe vete shkruesi i ketyre radheve….
Gjendja ne sheshin Skenderbej nuk ishte shume me ndryshe nga ajo cka lame tek televizioni dhe ura e deshmoreve te kombit… E habitshme sa shume police ishin… Se bashku me shokun tim te femijerise zume vend tek Kryqezimi i Bankes. Ne kete kohe turma rrethoi sheshin ku qendronte diktkatori ne bronx. Policia ishte mbledhur rreth statujes nderkohe qe nje tip furgoni jeshil i blinduar… Aty kam pare vertet forcen e nje populli te mbushur me urrejtje qe lufton per nje ideal te shenjte… Me duar shkulen pllakat e mermerta dhe tullat e asfalyit dhe i hidhnin drejt policise… Nje prej tyre me shotgan ne dore mundohej ti trembte me fisheke manover… Po asgje sberi pune… Tek kembet e shokut tim u ngaterrua nje qen policie dhe per pak sa nuk e rrezoi, por nje pllake mermeri e hedhur nga dikush beri qe qeni se bashku me te zotin te largohej duke uleritur nga dhimbja….
Ne kete moment turma pushton bazamentin e statujes… E qellonin me grushte dhe ulerisnin, por serish ai qendronte aty, sikur i bente karshillek njerzve qe i kish vrare, persekutuar e burgosur per per 45 vjet… Aty pari ne rrugen ku mane qene reklamat kalon nje makine tip Zuk nga ato te ish komunales e pershtatur per transport mallrash ndoshta dru zjarri sme kujtohet dhe turma i bllokon rrugen.. Shoferi refuzoi ta dorezonte mjetin… I moren kavon e celikut, dhe e lane te shkonte… Pjesa tjeter e protestuesve vazhdonte te perplasej me policine…. Nje djalosh i qethur shkurt, me nje pale pantallona jeshile hipen mbi supet e shokut me kavo ne dore… Policia sulmon serisht dhe turma zmbrapset paksa, nderkohe qe djaloshi per disa sekonda mbetet varur tek gishti i dores se mbrape te statujes. Ne kete kohe protesta arrin kulmin. Sapo forcat e policise terhiqen, njerzit zbresin djaloshin poshte dhe fillojne te terheqin bustin.. Kishte aq shume njerez qe e terhiqnin sa smund te gjeje dot nje vend per te vendosur nje dore ne te… Sikur ne ate kavo te ishin varur shpresat e nje populli per nje jete me te mire… Nje, dy, dhe statuja filloi te lekundej, sic po lekundej dhe vete sistemi qe e ngriti. Pas lekundjes se trete diktatori, pasi mbeti per nja dy sekonda i menjanuar ne krah ( sikur priti qe turma te hapej) u rrezua… Te gjithe sa ishin u versulen drejt asaj shemtie te urryer qe i kujtonte vuajtjet e tyre… Nje helikopter erdhi dy here mbi kokat tona, dhe me pas u largua me drejtim te jugut….njerzit e shanin dikatorin, e peshtynin. nje plak i pafuqi te hipte mbi statuje kish zgjedhur thjeshte te lotonte… Makina tip IFA ngjyre blu e braktisur e policise, u afrua dhe me te njejten kavo qe ish rrezuar diktatori u lidh dhe u terhoq zvarre drejt qytetit studenti, atje ku studentet prisnin ne ankth….
Ngjarjet me tej nuk i ndoqa.
Kane kaluar 25 vjet nga ajo dite, dhe shume ujra kane rrjedhur… Shume kush mund te rrahe gjoksin per ayo zhvillime, te tjere tradhetuan idealin rruges, por serish mendoj se 20 shkurti eshte dita me e rendesishme ne hostorine e ketij populli. Natyrisht nuk eshte mjaftueshem, dhe smund te themi se ky popull u kompensua moralisht. Ndoshta ajo turme sduhej te kthehej rruges, por te vazhdonte per atje ku ish nisur… Ndoshta!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY