Një person i dënuar edhe për pedofili nuk është paraqitur në burgun e Burrelit pas një leje që kishte marrë para pak ditësh. Agron Sinani nga Kukësi duhej të ishte kthyer në qeli në orët e para të së enjtes por megjithëse kanë kaluar disa orë nga skadimi i lejes ai nuk është kthyer.
Sinani, 35 vjec ishte dënuar për prostitucion, pedofili dhe trafik të miturish. Ai kishte marrë 5 ditë leje nga autoritetet e burgut ndërkohë që i kishin mbetur edhe tri vjet për të përfunduar dënimin e tij prej 6 vitesh.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...