VENDIMI/Gjyqi Beqja-Basha, gjykata ia ngarkon shpenzimet ministrit

VENDIMI/Gjyqi Beqja-Basha, gjykata ia ngarkon shpenzimet ministrit

104
0
Shares

Gjykata e Tiranës ia ka ngarkuar shpenzimet e gjyqit kundër Lulzim Bashës, ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja. Në vendimin e Gjykatës me gjyqtar Lazer Sallaku i cili është bërë publik thuhet se Beqja dhe avokati i tij nuk u paraqitën në dy seanca njëra pas tjetrës pa shkak të arsyeshëm të provuar.

Sipas vendimit, të gjitha shpenzimet gjyqësore i kalojnë palës paditëse. Seanca e parë u mbajt më 28 janar 2016. Atë seancë ministri dhe avokati i tij nuk u paraqitën dhe seanca u shty për më 10 shkurt 2016. Kjo seancë u shty me kërkesë të prokurorit dhe avokatit të të akuzuarit.

Më 17 shkurt ishte seanca e tretë ku akuzuesi Ilir Beqja dhe avokati i tij munguan sërish.

Ministri kishte paditur kryetarin e PD më akuzën e “fyerjes së kryer botërisht dhe shpifjes së kryer botërisht”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY