Shkarkimi i Shkëlqim Canit mund të cojë në një reaksion zinxhir brenda ministrisë së Financave duke sjellë dorëheqje të reja. Drejtoresha e Përgjithshme e Borxhit, Adela Xhemali dha dorëheqjen sot ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që edhe zyrtarë të tjerë të largohen gjatë këtyre ditëve.
Ministria e Financave ka konfirmuar largimin e drejtoreshës. Në një njoftim për mediat shkruan se “Lidhur me deklarimet e bëra sot në Kuvend si dhe te transmetuara në ndonjë nga mediat online sa i përket “dorëheqjes” së Drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Borxhit Publik, sqarojmë se e vërteta e këtij lajmi është si më poshtë:
Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Borxhit Publik, në mbështetje të ligjit nr. 152/2013 “Për nënpunësin civil”, ka paraqitur kërkesën për pezullim, për arsye familjare”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/