Joleza Koka: Do ishte e tmerrshme që të përcaktonte Edi Rama të...

Joleza Koka: Do ishte e tmerrshme që të përcaktonte Edi Rama të ardhmen në forum

128
0
Shares

Kryetarja e FRESSH, Joleza Koka pavarësisht mungesës së saj një natë më parë, ka qenë sonte te “Natë me Xhaxhiun” ku i ka kthyer përgjigje të gjitha aludimeve për largimin e saj nga detyra e saj në krye të të rinjve socialistë si dhe për të ardhmen e këtij forumi.
Duke iu përgjigjur gazetarit Rezar Xhaxhiu për deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe aludimet se Koka nuk do rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme të FRESSH, Joleza tha se “do ishte e tmerrshme të thoshte që do e përcaktonte ai të ardhmen në forum”.
Për sa i përket komentit të bërë nga vajza e deputetes Vasilika Hysi, Klestja Hysi, kryetarja e FRESSH tha se nuk e mërzisin as kritikët e as ata që e mbështesin.
“Mua nuk më pëlqen as pjesa e atyre që më mbrojnë. Diskriminimet pozitive janë të tepërta. Si mund të mërzitem me gjëra të tilla”, tha Joleza Koka.
Për sa i përket FRESSH, ajo tha se një grup të madh të rinjsh që duan të përfshihen.
Kryetarja e FRESSH tha se nuk e ka marrë ende një vendim nëse do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme. “Duam të bëjmë disa reforma brenda Forumit. I kemi bërë propozime Kryesisë së partisë. Nuk e kam marrë vendimin për të rikandiduar ende. Po mënyra se si do të zhvillohen zgjedhjet, strukturat duhet të riformatohen janë ato që po shohim”, tha ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY