ISIS ekzekuton një 15 vjeçar, po dëgjonte muzikë perëndimore

ISIS ekzekuton një 15 vjeçar, po dëgjonte muzikë perëndimore

58
0
Shares

Një adoleshent është ekzekutuar nga ISIS për arsyen e thjeshtë sepse po dëgjonte muzikë perëndimore.

Ayham Hussein, 15 vjeç, u arrestua nga militantët islamikë pasi u pa që ishte duke dëgjuar muzikë pop në një CD player në kryeqytetin iraken të Mosulit.
Ai u nxorr para një ‘gjykate’ islamike, që e dënoi me vdekje dhe ekzekutimi u krye në publik.Trupi i tij thuhet se i është dorëzuar familjes të martën.

Ekzekutimi, që besohet të jetë i pari me arsyen se viktima dëgjonte muzikë në qytet, ka ngjallur zemërim tek vendasit. Sipas “Daily Mail”, që citon mediat lokale, adoleshenti ndodhej në tregun Nabi Younis në perëndim të Mosulit, sëbashku me babain e tij, kur u kap nga militantët e ISIS. Në një deklaratë dy vite më parë, grupi terrorist ndaloi gjithashtu muzikën në makinë, festa, dyqane dhe në publik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY