Gjatë konferencës për shtyp me Kreun e Parlamentit të Izraelit, Ilir Meta u pyet nga gazetarët për situatën politike ne vend dhe për impulse e reja. Por kreu i Kuvendit të Shqipërisë ka dashur që këtë konferencë të mos e kthejë në politike. Megjithate ai nuk e ka fshehur kumturinë për largimin e Canit nga posti i ministrit.
I impresionuar nga pyetja, kryeparlamentari i Izraelit Yoel Edelstein nuk ka nguruar të hedhë edhe një batutë, që ka sjellë edhe të qeshura në sallën e konferencave, duke thënë se me këto pyetje ndihet si në shtëpinë e tij.
Ilir Meta: Mos e kthejmë në një konferencë shtypi të politikës së brendshme do të kemi raste edhe gjatë ditës së sotme.
Yoel Edelstein: Unë ndihem tërësisht si në shtëpinë time me këto lloj pyetjesh..
Ilir Meta: Unë jam i bindur se gjithmonë ka vend për përmirësim, në punën e qeverisë, në punën e parlamentit, në punën e të gjithëve dhe gjithnjë ka nevojë për impulse të reja. Po ndonjëherë këtu ndahemi bashkë se ju te cdo impuls shikon një person ndërsa unë shikoj rezultate të larta, motivim më të madhe dhe realizim të objektivave të qeverisë.
I pyetur në lidhje me dekretimet e emërimeve të ministrave të rinj, Arben Ahmetaj dhe Milva Ekonomi, Meta dhe se kjo është një çështje proceduriale.
Ilir Meta: Nuk jam ende i njohur me vendimin përfundimtar. Megjithatë dihet se përpara se të bëhen dekretet e emërimit bëhen ato të shkarkimit. Kështu që besoj se është çështje procedure.
Kryeparlamentari i Izraelit e falenderoi Ilir Metën duke e quajtur si një mik të fortë.
Yoel Edelstein: Dihet tashmë që ju jeni vërtet një mik shumë i fortë i vendit tonë këtu në Shqipëri dhe që po punoni shumë për t’i çuar më tej marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona.oranews
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/