“Kaubojsi”, deputeti Eduard Ndocaj, ka ironizuar qeverinë për projektligjin e saj për regjistrimin e emigrantëve.
“Çfarë regjistrimi kërkoni, emigrantët janë të regjistruar atje ku jetojnë. Mjafton që ministri i Brendshëm tu kërkojë homologëve informacion, sepse çdo emigrant, sikurse unë kur kam marrë soxhiornon, ka deklaruar një adresë banimi. Për çfarë shërbimesh pretendoni tu froni emigrantëve. Kryeministri premtoi në fushatën e vitit 2013 se në zgjedhjet vendore do votonin emigrantët por kjo nuk ndodhi. Çfarë shërbimesh do ju froni emigrantëve, kur në Konsullatën e Milanos nuk të jep askush informacion po nuk pagove 10 euro. Radha e shqiptarëve që presin atje është nga konsullata te stacioni trenit dhe 20 sekserë që presin aty”.
Këto deklarim dhe të tjera, kanë detyruar drejtuesen e seancës Vali Leskajn që menjëherë sa ra “gongu”, ti presë fjalën deputetit Eduard Nodcaj, në pretendimin “mbari koha”.
Ndërhyrja e deputetëve të tjerë, detyroi Vali Leskajn që ti japë edhe një minutë kohë “Kaubojsit”.
“kam 10 ditë, që si deputet i PS jam kërcënuar nga njerëz të PS-së dhe askush në këtë Parlament nuk ka thënë gjysmë fjale. Kërkoj të merren masa”, u shpreh më tej Ndocaj, të cilit Leskaj nuk përtoi ti presë sërish fjalën pas minutës shtesë të konsumuar prej tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/