Opozita ka paralajmëruar tensione dhe trazira në vend nëse qeveria vendos të japë me koncesion TVSH, ashtu sic është edhe projekti i qeverisë. Ish-Kryeministri Berisha tha se kjo nuk do të tolerohet aspak dhe i kërkoj ministrit të ri të Financave Arben Ahmetaj që të tërhiqej nga ky qëllim.
“Nuk pranoi ta bënte Cani dhe punonjësit e tij dhe po e bën një njeri që në jetën e tij nuk ka mësua as konceptin më elementar të financave”, tha Berisha.
Në vijim ai i kujtoi Ahmetajt se është ndjekur penalisht për abuzimin me miliona impulse telefonike që një kompani private e drejtuar nga Ahmetaj kreu për shkak të një marrëveshjeje me Albtelekomin në fillim të viteve 2000.
“15 milione euro impulse ishte abuzimi me Albtelekom ku ishe zëvëndësministër në qeverisjen e parë. Në vitin 2003 u largove nga Shqipëria si shkelës kufiri. Kishte valixhe me vete. E ka arrestua policia greke në atë periudhë. Shkoi në Rumani kërkoi azil politik. Ndërhyra pranë autoriteteve rumune që të mos i jepej azil politik. Pagoi shuma marramëndëse për të mbyllur cështjen në Shqipëri”, tha Berisha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/