Angela Merkel në krye të OKB-së?

Angela Merkel në krye të OKB-së?

59
0
Shares

Kancelarja gjermane, Angela Merkel në krye të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Këtë propozim e kanë bërë diplomatë dhe media botëroe. Hipotezën e ngrenë sidomos diplomatë të Pallatit të Qelqtë edhe gazeta amerikane ”New York Times”.

Sipas gazetës “New York Times”, kandidatura e Merkelit ndjek një logjikë interesante, pasi është grua, vjen nga Evropa Lindore dhe ka përballuar kriza te komplikuara, kështu që ka ardhur koha e duhur për marrjen e këtij posti.

”Në veçanti, Merkel di të menaxhojë kriza të vështira duke qenë se është gjendur përballë trajtimit të problemeve të jashtëzakonshme, ndërmjet të cilave dalja e mundshme e Greqisë nga eurozona dhe përballimi i emergjencës së migrantëve”, shkruan ”Neë York Times”.

”Dhe e fundit, kancelarja e njeh mirë presidentin rus, Vladimir Putin, duke ofruar një mundësi unike ndërmjetësimi mes Moskës dhe Uashingtonit, pothuajse më i pamundshmi në botë”, thekson gazeta.

Ndërkohë, Portugalia ka propozuar ish-kryeministrin, Antonio Guterres dhe Bullgaria drejtoren e UNESCO-s, Irina Bokova. Kandidatë të tjerë janë ish-kryeministrja neozelandeze, Helen Clark dhe ministrja e Jashtme argjentinase, Susana Malcorra. /Marrë nga ATA/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY