Kryeministri Rama shënon një skandal të ri në marrëdhëniet e tij me Parlamentin dhe opozitën. Kryeministria ka refuzuar të kthejë përgjigje lidhur me kërkesën e komisionit hetimor për administratën publike dhe ndryshimet e saj në institucionin e Kryeministrisë.
Komisioni Hetimor për administratën është bllokuar nga qeveria.
Të paktën 13 institucione qeveritare nga 17 gjithsej kanë refuzuar t’i përgjigjen shkresave që ka nisur komisioni hetimor për të dhëna që lidhen me ndryshimet në administratë pas shtatorit të vitit 2013.
Midis institucioneve që nuk kanë kthyer përgjigje është edhe Kryeministria.
Vetëm 6% e listave të personelit jane dorëzuar, sipas të dhënave të siguruara nga komisioni hetimor.
“Qeveria fsheh diçka? Ish burgaxhinjtë në poste kyçe?”, deklaron kryetari i komisionit hetimor, Genc Pollo duke bërë publik ndërkohë edhe bllokimin e komisionit dhe fshehjen e të dhënave nga qeveria.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/